Ish deputetja Jozefina Topalli gjatë prezantimit të partisë së saj Lëvizja për Ndryshim, ku në përbërje do të ketë të rinj dhe profesorë të cilët nuk kanë qenë të angazhuar me asnjë parti politike më parë, është shprehur e vendosur se nuk do të qëndrojë më anash dhe as të heshtë përballë politikës së vjetër.
TOPALLI ‘PËRBALLË’ POLITIKËS SË VJETËR: ATA TË 3 DO BËJNË GJITHÇKA PËR TË MBAJTUR MONOPOLIN POLITIK! KËRCËNOJNË ME BRUTALITET LËVIZJEN E RE, JAM PA FJALË
Ish deputetja Jozefina Topalli gjatë prezantimit të partisë së saj Lëvizja për Ndryshim i ka dalë ‘përballë’ politikës shqiptare duke thënë se vendi nuk ka një alternativë.
Sipas saj Basha, Rama dhe Meta, bëjnë çdo gjë për të mbajtur monopolin politik. Madje këtu ajo shton se ka pasur shantazhe edhe kundrejt lëvizjes së re që po prezanton për të cilën ka mbetur pa fjalë. Ndërkaq këtë ajo e ka quajtur një taktikë shumë të vjetër.
“Fushata është kthyer në monopolin e 3 personave. Ata të tre shantazhohen për interesa private, dhe bëjnë paqe për karrigen. Këta të tre, vendosin se kush duhet të bëjë biznes me ata, kush duhet të punojë kush jo sa duhet të punojë sa duhet të marrë, kush duhet të rijë në këtë vend dhe kush duhet të ikë.
Ata të 3 do bëjnë çdo gjë për të mbajtur monopolin politik, vendi është pa alternativë. Ata mendojnë se duke thënë të gënjeshtra do zhdukin të vërtetën e vërteta është liria jona (duartroket).
Sulmojnë dhe kërcënojnë me brutalitet edhe lëvizjen e këtyre të rinjve, Taktikë shumë e vjetër kjo. Fushata ka nisur më shum sesa kundër qeverisë është kundër një lëvizje që ende ska nisur. Të gjesh armikun te brezi i së ardhmes e te projekti i shpresë të len pa fjalë.
Sa për mua më kujton vetëm sulmin e vjetër”, shtoi ajo.
Topalli: Në 25 prill s’do ketë më një Shqipëri të Bashës, Metës e Ramës! Duhet një qeveri e dalë nga votat dhe një opozitë që s’korruptohet për interesa të liderit
Ish- kryeparlamentarja Jozefina Topalli në ftesën e saj për t’i bashkuar “Lëvizjes për Ndryshim” tha se nuk ka para e vende pune për t’i dhënë, por iu premton sfidën për ta ndryshuar në këtë vend. Ajo e ka cilësuar zgjedhjet e 25 prillit si momenti ku do të ndahet nëse Shqipëria do të jetë e Bashës, Metës e Ramës” apo e shqiptarëve.
“3 kryetar nuk mund të mbajnë peng 3 mln shqiptarë, ka gjithmonë dy mundësi në jetë të pranosh kushtesh apo të marrësh përgjegjësinë për të ndryshuar, por të mos pretendojmë që gjërat do të ndryshojmë nëse do i bëjmë në të njëjtën mënyrë, Shqiptarët nuk ulin kokën para. Nuk duhet të ketë një Shqipëri të Ramës, të Metës apo të Lulit, kurrë nuk e kam humbur shpresën në këto vite të fundit, kam qenë e trishtuar. Ky vend ka nevojë për drejtësi sociale, një lider që jep llogari para qytetarëve që punojnë për interesin publik, duhet një qeveri që del nga votat dhe një opozitë që nuk korruptohet për interesat e udhëheqësit. Dua të bëhem avokatja e interesave tuaja, prandaj bëhuni autor të fatit tuaj, mos kini frikë, jeta juaj është një ndërmarrje madhe, jeta është një spektakël i pabesueshëm, ditën e sotme do ta kujtoni gjatë. Frikë duhet të kenë ato që vjedhin, që mbajnë peng vendin e partitë, bashkë kemi përvojën, vullnetin dhe dijen, nuk kam para e as vende për t’iu premtuar vetëm sfidë, nuk kam pushtet, por vullnetin që ky vend mund të bëhet. Prandaj ju ftoj eja me ne, të sjellim ndryshimin dhe rrezen e shpresës”, tha Topalli.