Tanimë duke mos e prishur formatin e takimeve elektorale, drejtuesit e Partisë Socialiste M.Madhe, të cilët shoqërojnë kryetarin aktual njëherazi dhe kandidat për kryetar bashkie z.Tonin Marinaj, të gjithë në fjalë e tyre artikulojnë shprehjet standarte të një vlersimi maksimal për kandidaturen e tyre si më e mira e mundshme, çka realisht gjithnjë sipas tyre është një gjetje e goditur e socialisteve për ti ndryshuar pamjen M.Madhe. Kështu pas fjalëve përshendetëse të mikpritësit, administratorit Ismet Osja, fjalen e ka marrë kreu i socialisteve M.Madhe Lulëzim Zaraj i cili është shprehur.
Lulëzim Zaraj: Pjesmarrja e juaj tregon që Tonin Marinaj e ka mbështetjen e banorëve të Grilit dhe të gjithë M.Madhe. Ju ftoj të gjithëve të votoni partinë socialiste dhe Tonin Marinaj që të vazhdojnë projektet që janë për M.Madhe.
Ndërsa ish kreu i PS për shumë vite madje veteran i kësaj partie Ruzhdi Duli është shprehur.
Ruzhdi Duli: Këto zgjedhje janë disi të çuditshme sepse zgjedhjet në përgjithësi janë valle që luhet dyshe prandaj është disi paradoksale në këtë radhë por në vendin tonë ka patur dhe raste tjera ku zgjedhjet kanë qenë të çuditshme. Po i sjell këto që tju them se këto jan zgjedhje të ligjshme dhe ju ftoj të gjithëve që të votoni me 30 qershor.
Këshilltarja e bashkisë M.Madhe Lule Botinaj fjalë pak por shumë sakt është shprehur se Tonin Marinaj dhe partia socialiste kanë dhënë shembullin e një modeli pozitiv të qeverisjes edhe në fshatin Gril.
Më pas kryetari i bashkisë Tonin Marinaj duke sjellur argumentet e tij se perse duhet ti besojnë edhe një mandat tjeter malësorët bashku me ta dhe banorët e fshatit Gril krahas të tjerave është ndalur edhe temodeli i ndërtimit të administratës.
Tonin Marinaj: Ne sapo filluam organizuam stafin e bashkisë ku zgjodhëm pjesen më intelektuale për të konkretizuar projektet e mëdha për M.Madhe