Nga :Marash Gilaj
1.Ti je një i çmendur vullnetar
që paranë shpenzon pa karar
Gruan dhe fëmijët i lë duke qarë
por, me këtë rrugë që ke nisur
do të përfundosh si lypës a kusar.
Një ditë vere plot vapë
po shkove në plazh
nuk kam frikë se mbytesh
edhe kur nuk di not,
sepse je bërë tapë.
Për racën tuaj të shpifur
italiani e thotë me lezet:
“Në pije janë mbytur
më shumë se në det.”
Alkoli na qënka aq i pabesë,
sa ti e nis për në stomak,
e ai përfundon në majë të kresë.
Mund të shfaqet në ëndërr
sikur po martohesh
me vajzën e mejhanxhisë
Ndoshta të duket se të do fort
Por, ai nuk të do për dhëndërr.
2.Nuk plakesh kurrë
Ti luan me jetën
bredh pas çdo kënaqësie
dhe pa e kuptuar
mendon se ke gjetur
lumturinë, të vërtetën.
Por je i prangosur
në regjim skllavërie.
Po vazhdove të konsumosh
duhan, drogë e raki
nuk plakesh kurrë
se vdes i ri.
27 Shtator 2021