T’I BËJMË RELIKE TË KALUARËS

0
Ja  , nga njëra ditë në tjetren  vijojnë  “troktjet” poetike  , nga një qytet  në tjetrin  të vëndit tonë. Poetja  Indira Avdyl  Hoxha, vjene nga Tropja, nga kjo trevë   gurrë e pa shterrur e krijimtarisë  poetike.Falemindetit Indira, dhe  suksese  në  këtë  garë  të  bukur   të poezisë!Kësisoj  çmimi  “Gjekë Marinaj” , gjithënjë  e më shumë  po synohet nga  poetet   tanë , nga kudo  që  flitet   dhe shkruhet Shqip.
Nga:Indira Avdyl Hoxha
A nuk duhet që secili nga ne
Të ketë një shtëpiz
Një dollap ku të vendoset
E kaluara e tij.
Kujtimet ndonjëherë nuk më vijnë
Edhe pse i thërras si fotografi të së kaluarës
I mbajë në dollap brenda të së cilit
ka jo pak.
Lum si ata që kanë mbaruar këtë punë
Dhe tashmë pushojnë në qiell
Me kujtime të mbushura shumë
E kaluara e tyre të lenë mbresë shumë.
Kur duam t’i shohim sërish
Tash edhe ky hall
Pa të kaluarën tonë
Nuk jetohet aspak.
E kaluara duhet të këtë vendin e saj
Të merituar e të zgjedhur nga ne vet
Por ama një vend duhet t‘i bejmë
Ku ne ruajmë të shtrenjtin atëdhe.
Asgjë s‘mund të ekzistoj
Pa vendin ku do i lëmë
Kështu mendova dhe jam e sigurtë
Që në ruajtjen e kujtimeve
Unë ja qëllova shumë.
Ajo është gjëja e tyre
S‘mund ta lënë larg vetes
Pos nëse s‘ju ka shkuar ndërmend
Që kujtimet nuk treten.
Më shumë si shpresë
T‘i shpëtojmë kokat tona
Për t’i mbajtur kujtimet
Për shpresën dhe vuajtjeve tona.
Kur në ditën e humbjes
Së kujtimeve tona
Nëse kjo gjë kishte të bēnte
Me luftimet tona përherë nuk treten.
Dinjitetin tonë kombëtarë
Dhe shumë të lart nuk do e vënim
Në harresë po as në dollap.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.