Ka përfunduar edicioni i 8-të i Manifestimit Letrar Trekufitar “Muzat e Alpeve 2020” organizuar nga Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “TEUTA”, e cila me 30 dhe 31 tetor 2020, duke respektuar masat për parandalimin e pandemisë Sars/Covid 19 zhvilloi aktivitetet në Pejë, në Klinë dhe në Petenjicë. Çmimi për Vepër Jetësore “TEUTA” iu nda poetit të shquar Xhevahir Spahiut. “TEUTA” përgjatë viteve 2013-2020 ka përshkuar 18 komuna dhe bashki të Kosovës, Malit të Zi dhe të Shqipërisë, si në: Pejë, Kotorr, Rozhajë, Bajram Curr, Plavë Guci, Junik, Istog, Shkodër, Tuz, Gjakovë, Ulqin, Krujë, Tivar, Lezhë, Prizren dhe sivjet, Kilnë dhe Petnjicë. Laureatë të deritanishëm të Çmimit për Vepër Jetësore “TEUTA” janë shkrimtarët e shquar të letërsisë shqipe dhe malazeze: Jevrem Brkoviq, Dritëro Agolli, Ramiz Kelmendi, Mirash Martinoviq, Moikom Zeqo, Nazmi Rrahmani, Zuvdija Hoxhiq Berisha përkrah të cilëve sivjet u radhit edhe laureati i denjë, Xhevahir Spahiu. “TEUTA”, mbështetur nga institucione vendore dhe ndërkombtare, me 2014 implementoi edhe turin 4 ditor
“Shkrimtarët lobojnë për Kosovën”, në Rumani; njëri ndër të 5 shtetet e BE-së që nuk e ka njohur Kosovën shtet.Realizimin e edicionit të 8-të të Manifestimit Letrar Trekufitar “Muzat e Alpeve 2020”, i cili u mbajt me 30 dhe 31 tetor 2020, në Klinë dhe në Petnjicë e mundësuan Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Republikës së Kosovës, Komuna e Pejës dhe Komuna e Petnjicës. Aktivitetet u zhvilluan në bashkënim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Pejës, me shkrimtarë, artistë e aktivistë të komunës së Klinës si dhe me Komunën e Petnjicës, gjegjsisht, Qendrën e Kulturës, ndaj të cilëve “TEUTA” është gjithëmonë mirënjohëse.Mirënjohje ndaj institucioneve mbështetese. Faleminderit për kontributin intelektual anëtarëve të “TEUTËS” si dhe shkrimtarëve, artistëve dhe aktivistëve që iu bashkangjitën karvanit “Muzat e Alpeve 2020”. ZOTI JU BEKOFTË!