“Tetori Gjerman” pruni në Shkodër Ambasadorin Zingraf

0

Nga Shkodra ambasadori gjerman në Shqipëri Peter Zingraf tha se Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë sa i përket antarësimit në Bashkimin Europian pavarësisht hapave përpara që janë bërë. Kushtet e vendosura Shqipëria nuk duhet t’i plotësojë për Brukselin apo Berlinin por për veten e saj deklaroi ambasadori gjerman.Ambasadori gjerman Zingraf erdhi në Shkodër duke vizituar disa investime në njësinë Dajç si dhe projektin e GIZ “Iniciativa Para për Punë Publike” përmes të cilit banorë të Dajçit janë punësuar duke pastruar kanalet e fshatrave kundrejt një pagese që mundëson ky projekt.Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi e cila priti ambasadorin gjerman në njësinë Dajç deklaroi se këto fonde të qeverisë gjermane përmes projekteve ndihmuan familjet e kthyera nga emigrimi.Ambasadori gjerman Zingraf do të vijojë të jetë në Shkodër edhe për disa takime dhe aktivitete të tjera në kuadër të “Tetorit Gjerman”Nderkaq  kryetarja e Bashkisë  Voltana Ademi   është  shprehur  se:Kënaqësi e veçantë të prisja në Dajç ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë z. Peter Zingraf.Vizita e Ambasadorit, ishte në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta inaugurimi të bashkëpunimit për mbështetjen e komunitetit vendor në drejtim të punësimit sezonal, përmirësimit të infrastrukturës bujqësore dhe minimizimit të efektit të përmbytjeve përmes konceptit punësim për punë publike.Kemi parë së bashku rezultatet e para të punës për këtë vit, vit në të cilin kemi punësuar 214 punëtorë në 8 njësi administrative, të cilat ndikohen më shumë nga fenomeni i përmbytjeve dhe emigrimit, dhe të cilat kanë numrin më të madh të familjeve në ndihmë ekonomike. Janë afërsisht 200 km kanale kulluese të dyta dhe të treta që po pastrohen me punën e palodhur të këtyre njerëzve të mrekullueshëm, të cilët përveç kontributit të madh që po japin për punë publike që i shërbejnë gjithë komunitetit, kanë mundësinë të përmbushin sadopak nevojat ekonomike të tyre dhe familjeve të tyre.Çdo mbështetje në këtë zonë, ka një ndikim shumëdimensional social, ekonomik dhe mjedisor.Bashkia e Shkodrës është e gatshme për bashkëfinancim të kësaj nisme për vitet në vazhdim, me synim shtimin e numrit të përfituesve dhe arritjen e një ndikimi edhe më të madh.Bashkëpunimi për zhvillimin e komunitetit gjithmonë është një vlerë avantazhuese e pozitive e Shkodrës.Falenderoj Ambasadën e Gjermanisë, agjensinë gjermane të zbatimit të projekteve të qeverisë gjermane GIZ, përfaqësuesit dhe teknicienët e projekteve KLIMA dhe DIMAC, Fondin Shqiptar të Zhvillimit, Ujësjellës Kanalizime Shkodër, dhe Njësinë Administrative Dajç për zbatimin në territor të kësaj nisme.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.