Tamara në vemëndjen e SH.A Ujësjellës M.Madhe

0

Grupi Task Force i Ujësjellës Kanalizime Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, filloi aksionin për disiplinimin e furnizimit me ujë në fshatin Tamare në Njësine Administarive të Kelmendit.
Qëllim i këtije aksioni është rritja e cilesisë së furnizimit me ujë dhe njohja me debite e prapambetura.Së pari u riparuan disa avari në rrjetin shperndarës, u bë ndërprerja e furnizimit me ujë për abonentët debitor, u eleminuan dalje, impjante vadites dhe u ndergjegjësuan banoret për mos shperdorimin e ujit të pijshëm. Sot Tamara furnizohet 24 orë në dite me ujë të pijshëm. UKMM falenderon abonentët për bashkepunimin e treguar në rritjen e cilesise së sherbimit dhe likujdimin e faturave të ujit të pijshëm.
Tamara në vemëndje, dita e dytë. Sot puna u përqendrua në eleminimin e disa defektëve, pastrim dhe klorifikim i pusetave, mbikqyrje e kolektorit kryesor.
Bashkëpunim i frytshem me banorët në pagesat e detyrimeve si dhe asistencë në punë.
Së bashku për furnizim 24 orë me ujë.

Tamara në vemëndje dhe sot ekipi Task Force vijoi punën për disiplinimin e rrjetit shperndarës të Ujësjellësit në fshatin Tamare.
Puna u përqendrua në eleminimin e defektëve, çarjeve, pastrimin e pusetave dhe ndergjegjësimin e banorëve për likujdimin e detyrimeve të prapambetura

Ekipi i UK Malësi e Madhe beri të mundur pastrimin dhe instaloi element shtese që ndikojnë në prurjet e burimit të kthjedhet të Tamares. Në saje të inspektimit nga Drejtoria e Shëndetit Publik, ky burim ka 100 % ujë të pastërt brenda kushteve higjeno sanitare.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.