Tamara, kryeqëndra e njësisë administrative Kelmënd, realisht ka një pamje që ta ka ënda, jo vetem ta shikosh, por dhe të kalosh ca çaste shlodhësë, këtu, por bukuria mahnitëse e kësaj lugine, në mes të maleve të larta, çka vertetë natyra ia ka falur kësaj zone. Tashmë kësaj bukurie i është shtuar veçmas dorës së mrekullueshme të Zotit, edhe dora e ropit, (njeriut). Ndaj në një kohë të shkurter pune, nuk mundet njeriu të rregjistroj në kamer detajet që e bëjnë mbase krejtë ndryshe nga çdo vënd tjeter Tamaren. Këtu pas godines së njësisë administrative Këlmënd vershon me melodinë e tij mijëra vjeçare lumi Cem, një bukuri përrallore, këtu e ka “shtepine” edhe kënga e njohur e artistit të merituar Sali Mani, Moj e mira e bregu cemit, bardhë si bora e Kelmëndit.
Gjithësesi në kësaj rradhe ishim për të ndjekur llogaridhenien e kreut të Bashkisë M.Madhe
Tonin Marinaj. Hapur dhe qartazi, unë me stasfin tim, por edhe me mbeshtetjen e jashtëzakonshme të deputetit Paulin Sterkaj dhe të kryeministrit Edi Rama, kemi bërë gjithë atë punë që parardhësit tanë se kanë bërë në të gjitha vitet e demokracisë së bashku, ështe shprehur kështu kryetari i Bashkisë Tonin Marinaj. Nderkaq banoret e Kelmëndit, teksa e kanë falenderuar kreun e Bashkisë për premtimet e mbajtuara, duke i premtuar votat edhe për një mandate tjeter, kanë kerkuar: dikush një rrugë më shumë, një tjeter një urë më tepër, ndërsa të tjerë edhe permirsimin e kushteve për mesimin e fëmijve në shkollat e zones.