Takimi Rama-Merkel/ Detaje nga Kancelaria: Politikani është edhe artist

0

Pas takimit të sotëm në Kancelarinë Federale me kancelaren Angela Merkel, kryeministri Rama shkruajti në Facebook se ndaj Shqipërisë kishte patur vlerësime dhe predispozita pozitive.
“Shumë i inkurajuar nga vlerësimet dhe predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e kancelares Merkel” shkruan Rama në Facebook.
Megjithatë detaje të tjera nga takimi i tyre ka zbuluar vetë Kancelarja gjermane. Në faqen e profilit të saj në Instagram është postuar një foto mes saj dhe kryeministrit Rama.
Mesa duket Rama i ka dhuruar Merkelit si suvenir librin e tij të fundit me piktura artistike.

“Kancelarja Merkel pret Edi Ramën, Kryeministrin e Shqipërisë, në Kancelari. Politikani është gjithashtu një artist dhe i solli Kancelares librin e tij të fundit si një suvenir” është shkrimi që shoqëron foton mes Merkel dhe Ramës.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.