Te nderuar, miq te fjales si vlere universale! Ketu, nga Italia fqinje,ku po kaloj pushimet dimerore prane femijeve te mi, krahas kenaqesise qe me sjelle mjedisi kaq brillant i nje qyteti kaq te preferuar, sidomos nga shqiptaret, si Varese, i vleresuar per pastertine,qetesine dhe gjelberimin gjithevjetor,personalisht, jo pak kohe gjate javes, kaloj prane librit ne teresi dhe atij artistik ne vecanti.Kjo ngjet,jo thjesht per te pare librat me te rinj qe botohen ketu nga Shqiperia ime, qe,kudo te jem ne bote, jetoj i pandare shpirterisht prej saj, por shume me teper se kaq, per te reflektuar ndaj atij folklorizmi, tashme shume banal qe vazhdon te kompromentoje inkurajimin e letersise se vertete artistike,si letersi e madhe, ne vendin tim. derivat i se ciles kemi edhe mungesen e pranise se saj prane lexuesit, sa te zakonshem,sa atij te kualifikuar edhe ne Perendim, ndryshe si njeri nder kushtet thelbesore te se ardhmes sone nga statusi i nje vendi ne zhvillim,sot, ne te ardhmen, sa me te afert, me statusin e nje vendi te zhvilluar. Bie fiala, para disa vitesh ne njeren nga librarite me serioze si °Mondadori°, te cilen e frekuentoj gjithnje me shume kenaqesi, ngaqe aty kam °takuar°,edhe poete te atille sI Majakovski, vepren e te cilit nuk guxojne as ta artikulojne ne ndonje mjedis tonin universitar, nen ethet e antikomunizmit si dogme, botim i vitit 2018, deshmi e vleresimit te vepres se tij nga botuesi italian, larg kultpragmatizmit banal, qe dominon, mjerisht, botuesit tane ne pergjithesi, kur e ballafaqon me botimin po aq profesional,si te Dantes, poetit kombetar italian, po ne kete vit, sikur kam takuar perkthime te ndonje vepre te Kadarese.Aspak rastesisht,besoj, KOHET E FUNDIT, nuk po e gjej me as kete shkrimtar shqiptar, kandidat prej vitesh per ° Nobel°, te permasave boterore. Kjo nuk do te thote se po injorohet vepra e Kadarese ne Perendim, Jo, jo fjala ime eshte dikund tjeter. Natyrisht duke u perpjekur te zhbiroj mes miqsh te ndryshem, te diplomuar ne Perendim qe jetojne me librin, te cilin ketu ta ofrojne edhe ne nje mjedis kafeje per ta lexuar fare lirshem, bindesh se njera nga frenatot tragjikomike, qe sjellin mungesen e librit shqiptar, eshte vete roli thjesht kultpragmatist, qe fillon qe nga momenti qe shtepite botuese, ne vendin tone, pajisen me licensen perkatese te botuesit i cili ne kete kontekst, thjesht per keto motive,nuk nenshkruan nje kontrate me autorin duke i parapaguar vleren financiare , pasi ka siguruar konkluzionin mbi statusin profesional te doreshkrimit te librit, fale mendimit qe ofron stafi i tij me shkrimtare apo kritike profesioniste, duke ia °besuar° gjithcka shaptilografit,ndryshe gjithcka mbyllet thjesht me likuidimin financiar qe i ben autori botuesit, pa ndjere ne asnje cast pergjegjesi per standartin profesional te librit, qe do thote pranimi i librit per botim vijon te motivohet thjesht nga numri sa me i madh i faqeve te pritshme. Keshtu ne po kultivojme letersine masive duke vrare me vetedijen tone folklorike realizimin e vlerave universale, qe meritojne te inkurajohen brenda dhe jashte vendit. Madje ky °privilegj° shaptilografist i ofrohet cilitdo autor qe di te shtype mbi tastieren e kompjuterit, per librin e te cilit kurrsesi nuk ka patur ne asnje rast prononcime publike konfirmuese, si vlere artistike universale, nga kritika letrare, sic ngjet ne Perendim, ne mbyllje te promovimit te cdo krijimi vertet artistik, Kjo nuk mund te jete ndryshe kur botimi i nje libri i ofrohet cdo kujt qe paguan, sepse, me patjeter, kerkon ta shpalle veten shkrimtar. Kultpragmatizmi i botuesit shqiptar, mjerisht, nxjerr krye edhe ne lidhje me zhanret e cilesuara, apo paratheniet e improvizuara kundrejt vleres komerciale te pretenduar nga autori i asai parathenie, ku spikatin botimet e doreshkrimeve me nostalgjira emigrantesh qe, si kane gjetur vetveten ekonomikisht, kane llogaritur te mos humbasin shansin te veteshpallen shkrimtare, ndryshe persona publike etj.etj..Nje dukurie te tille nuk po i shpetojne as shtepi botuese serioze si °Onufri°, qe ka ekskluzivitetin e Kadarese, duke iu shmangur standartit profesional te botimit te nje libri, me sakte duke shperfillur trajtimin nga stafi i vet i njohur me studiues, kritike letrar si dhe distributorin, shperndaresin e librit per cka ,°0nufri°, eshte e vetmja si e tille ne Shqiperi, persa e kam njohur ne rastin e bashkepunimeve te mia, si autor libri, me kete institucion deri ne fillimvitet 2000.. Nuk mund te jete garant i cilesise se botimit eksluziviteti as i Kadarese, as i Qoses etj.por vetem efikasiteti i fjales profesionale nga ana e ketij stafi krijuesish profesioniste, i cili duhet ta thone fialen e vet,si mamia qe duhet te shoqeroj ardhjen ne jeten publike te nje libri te shendetshem, po e ritheksoj sic ngjet ne Perendim, nga pranimi i tij per botim deri ne promovimin publik profesional dhe jo preferencial me nje apo disa shoke qe verdallosen, thjesht, per reklamim te vetvetes, te kompleksuar nga egoja e semure, por kurrsesi nga vlerat profesionale te librit. Skandale te promovimeve jashte standarti, larg shtepive botuese te pajisura me staf profesionale apo dhe te shoqatave te krijuesve te ketiji profili, sic i perjetuam deri vitin qe shkoi, urojme te mos na shpifen ne vitin e ri 2019 dhe ne vazhdim, sikurse urojme qe pushteti lokal dhe qendror ne Shqiperi, ashtu sic veprohet ne Perendim, te motivohet seriozisht ne nderimin e pervjetoreve te personaliteteve qe i bejne nder bashkesive lokale,por edhe kombit tone,larg lojes se paster per motive thjesht elektorale, folklorizma te llojit vetem shqiptar, qe do te kompromentonin, ne vijim, seriozitetin ndaj vemendjes se librit te vertete artistik ne Shqiperi dhe jashte Saj, NDRYSHE seriozitetin ndaj vemendjes substanciale te ketij ambasadori te mrekullueshem te identitetit tone sa lokal,sa kombetar, sic konsiderohet libri artistik ne vecanti, ne prani te botes se qyteteruar.
SHKRUAR NGA: KADRI UJKA