Ambasadori slloven në Kroaci z. Vojislav Šuc e pranoi sot në takim ambasadorin e Kosovës Dr. Martin Berishaj. Bashkëbiseduesit u dakorduan se Republika e Sllovenisë dhe Republika e Kosovës kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe se thellimi dhe intensifikimi i ketyre marrëdhënieve politike duhet të rezultoi edhe në fushën ekonomike dhe në ngritjen e këmbimeve ekonomike në mes dy shteteve. Sa i përket situatës politike dhe asaj të sigurisë në rajon e në veçanti lidhur me Kosovën, ambasadori Dr Berishaj shtoi, se intenca jonë është politika e fqinjësisë së mirë, ndërtimi i shtetit të së drejtës, lufta kundër korrupsionit, si dhe synimi që dialogu me Serbinë të rezultojë me njohje reciproke për çka homologët u dakorduan në plotni. Ambasadori slloven Šuc e njoftoj po ashtu Dr. Berishajn edhe për rrjedhën më të relaksuar të marrëdhënieve në mes Kroacisë dhe Sllovenisë si dy shtet fqinje, duke shtuar se si shtete antare të BE e percjellin me vemendje te shtuar situaten politike dhe të sigurisë në rajon.