Është një mrekulli në vete, ndoshta vetem imagjinare, nese nuk e provon njëriu të ndodhet këto dite, dhe natyrisht gjatë gjithe stinës së verës dhe jo vetëm këtu në perlen e bregdetit të Shengjinit. Kështjella “Syni i Zi” tanimë i ka përmbydhur të gjitha pregaditjet , dhe është në gatishmeri, për kedo që kerkon të kalojne disa ore të këndeshme pushimi dreke apo darke. Këtu Gjithçka është e gatuar bio dhe nga duart e mjeshtrave së kuzhines Shqiptare. Ky mjedis kaq i këndshem, në mes luleve dhe aromës së detit që vjën e ulet këmbë në sofren bujare të “Synit te Zi”. Por jo vetem kjo, kështjella më këtë ëmer sa të bukur kaq intrigues, ofron pamje mahnitse edhe të traditës veçanërisht asaj të M.Madhe. Këtu kostumet kombëtare Xhubleta dhe Çakçiri, rrinë e bëjnë hyzmet në ballë të sofres.
E veçanta tjeter që pa mëdyshje vihet re këtu është edhe hoteleria. Dhoma funksionale brenda shijeve tradicionale e moderne, një sinkronizim i jashtëzakoshem, ku pushuesit e planifikuar për një natë vështirë të largohen kaq shpejt, ndërsa ata pushues që kane kaluar një dy javësh këtë sezon, mëndojnë dhe pronotojnë për sezonin tjetër , sepse “Syni i Zi” ka kërkesa nga të gjithë. I thamë të gjitha këto, sepse i shikuam ne vetë me sytë tanë, se si “Syni i Zi” të magjeps, por i tha edhe administratorja e “Synit të Zi” Shqipe Deda.
Këtu punohet falë investimit te kryer nga pronari i “Synit të zi”, investime që nuk mungojne çdo sezon, për ti dhënë kështjelles tërë madheshtinë e duhur, dhe që kjo e fundit tu japin njerzve kresherinë dhe qëtësinë e merituar.