JAK RROZHANI 

Resurset natyrore ,pozita gjeografike, kushtet klimaterike ,relievi fushor e kodrinor ,malor e bregdetar ,hidrografia etj .kanë bërë të mundur ,që bujqësia në këtë trevë të lashtë ,si Kurbini , të zhvillojë një jetë të larmishme bujqësore e blegtorale . Klima e ngrohtë bregdetare dhe lagështia e mjaftueshme ,me temperatura e reshje mesatare ,kanë bërë të mundur zhvillimin, jo vetëm sasior , por edhe cilësor të kulturave bujqësore dhe blegtorale , duke e mbajtur të lartë dhe shumëllojshmërinë e tyre. Në këtë zonë,me ekosistem të larmishëm , kultivohen pothuajse të gjitha kulturat bujqësore tradicionale : misri,gruri, elbi ,tërshëra, patatja etj . të gjithë drufrutorët, që i përkasin kësaj zone klimatike ,si dhe gjithë gjallesat blegtorale: gjedh, derra , të imta , shpendë fushe e uji etj .- Shumëllojshmeria e tokave dhe vënia e një sipërfaqeje të madhe nën ujë, kanë bërë të mundur, që nê këtë zonë të mbillen dhe kultura industriale : orizi, soja , luledielli ,kikiriku ,pambuku etj .si dhe vreshtaria , me shumë kultivarë rrushi për verë ,raki , apo konsum në tavolinë , shkruan në këtë libër të arrirë studimor ,specialisti i njohur i bujqësisë ( mjek veterinir ) Ymer Hysa , në studimin : “Bujqësia e Kurbinit , në syrin e specialistit ” . -Studime , artikuj ,intervista . – Vetëm arti i bujqësisë, i cili padyshim është i afërt me diturinë , ose më mirë , natyra e i tij , nuk ka as dishepuj dhe as mësues ,do të shkruante Lucio Giunio , shkrimtar romak i agronomisë . Poeti, publicisti dhe studjuesi i njohur , mjeku veteriner me përvojë , Ymer Hysa ,duke qenë njeriu i punës, i pasionit,i krijimtarisë ,me dashurinë e profesionit të mjekut veterinier , që e ushtron edhe sot në Kurbin , diku në këtë libër studimor, shkruan me modesti : Jo për nostalgji ,duke sjellë para lexuesve dhe specialisteve të bujqësisë dhe të fushave të ndryshme e të specialiteteve , ndryshimet e ndodhura mes dy kohëve të zhvillimit të bujqësisë, por dhe duke bërë analiza dhe këndvështrime për ecurinë dhe treguesit kryesorë të zhvillimit të saj brenda dy kohëve: para dhe pas viteve ’90 , si protagonist , specialist blegtorie dhe drejtues kooperative para viteve ’90 ,ku në atë kohë ,sipas autorit dhe specialistit të njohur, Ymer Hysa, bujqësia pësoi rënie drastike të prodhimit dhe furnizimit ,faktorë që bënë të mundur kolapsin e plotë të ekonomisë dhe më 1991 , të shembej sistemi kooperativist i bujqësisë,për të hyrë në rrugën e ekonomisë së tregut.