STUDENTËT E UNIVERSITETIT  TË SHKODRËS “LUIGJ GURAKUQI” NUK E  HARROJNË   ATË GJERGJ FISHTËN

0

 

Pandemia COVID-19 nuk i ndal studentët e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe amatorët e Shoqërisë Kulturore “Illyricum” për përkujtimin e 80-vjetori të vdekjes së poetit të kombit Atë Gjergj Fishta.I konceptuar si një montazh poetik me disa prej lirikave më të zgjedhura të Gjergj Fishtës kjo veprimtari poetike e titulluar: “N’ty mendoj…”, kishte nisur provat që përpara ndërprerjes së mësimit për shkak të pandemise COVID-19. Por edhe në këto kushte më iniciativë të Rektorit prof. dr. Adem Bekteshi dhe Atë Aleksandër Tanushi, si dhe pedagogëve: Gëzim Puka, Ardi Hoti, Alfred Çapaliku dhe anëtarëve të shoqatës që punuan për këtë projekt: Paulin Ujka dhe Zef Ndoja u bë e mundur realizimi i kësaj shfaqjeje në format televiziv.Interpretojnë studentët dhe amatorët e e Shoqërisë Kulturore “Illyricum”:
Anxhela Taravari, Samila Et’hemi, Laura Kasteri, Desara Kerjota, Malvina Tahiri, Dajana Gegaj, Elsa Shpella, Erind Kopliku, Marseda Tahiri, Nanda Taramani, Enisa Taramani, Xhesika Dedi, Klea Grizhja, Zef Ndoja, Tomazin Delija, Paulin Ujka.
Këndojnë: Lukë Mlluga, Emanuela Neçaj, Aurela Musheqaj.Studentët e Fakultetit të Shkencave Shoqërore me përkushtimin dhe ndjeshmërinë më të madhe i interpretuan këto poezi në kushtet e karantinës, duke dëshmuar kështu plot emocion afeksionin e tyre për fjalën e poetit të madh. Më shumë se kurrë tingëllojnë aktuale mendimet e studiuesit Sabri Hamiti për veprën letrare të Fishtës: : “Në kriza të mëdha të identitetit, qofshin këto kriza morale a shpirtërore, njerëzit kërkojnë pikat e mbështetjes. Këto pika të mbështetjes janë klasikët e letrave, siç është Fishta në letrat shqiptare.Identitetet krijuesit e mëdhenj i ndërtojnë në letrat e veta, duke zgjedhur, duke lavdëruar, por edhe duke përmbysur. Është e qartë se këta poetë e kanë gjithnjë të hapur dialogun me kombin e vet, me lexuesin e vet, si në kohën kur krijojnë ashtu edhe në kohët në vijim, të cilat te shqiptarët i ngjajnë shumë njëra-tjetrës”.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.