Si sot 25 vite më parë me 5 shtator 1997 nga planeti Tokë u shua një yllë mbi yje që sillte dritë, paqe, harmoni e shpresë për jetën. U shua nga kjo botë e përkohëshme për t’u ngjitur lart në Qiell në amshim Nënë Tereza. U shua duke na lënë si kujtim veprat e saja të kryera për njerëzit në nevojë thuajse në çdo cep të globit tonë, duke na lënë në këtë tokë trupin të cilin e kishte marrë përkohësisht, ndërsa shpirti i saj e ka vendin në Parajsën që rrinë Engjëjt. E ne vetëm tani e kuptojmë se Nënë Tereza nuk kishte qenë një njeri i kësaj toke, por kishte qenë një Engjëll i vërtetë që vetë Zoti ja kishte falë përkohësisht kësaj bote halleshume. Është fat i paçmuar për Racen tonë Ilire-Shqiptare që vetë Krijuesi zgjodhi bijën tonë për ta shenjtëruar, pasi në trupin e saj kishte dërguar shpirtin e shenjtë, duke e bërë shenjtore të kësaj bote ndoshta në zgrip të besimit se Zoti e kishte “harruar” njerëzimin që e kishte falur vetë… si shëmbëlltyrën e tij. Zgjedhja e bijës sonë Nënë Tereza për ta bërë shenjtore nuk kishte qenë e rastësishme, pasi nga Raca jonë ndër dy-mijë vitet Kristianizëm, i kishim falur këtij besimi rreth 600 shenjtorë e martirë, që gjaku dhe veprat e tyre janë në themelet e këtij besimi e qytetërimi.. Kur kishte lindur Nënë Tereza ishte pagëzuar me emrin Gonxhe Bojaxhi, ndërsa emrin Nënë e mori gjatë misionit të saj të bamirësisë, tek motrat Loreto e pastaj krijoi misionin e saj që e përhapi në 123 vendet e botës, ku India e Largët ishte epiqendra e deri në atdheun e saj të sapo çliruar nga diktatura komuniste. Misioni i shpresës së bamirësisë së Nënë Terezës ishte aq i madh sa e njohën jo vetëm shtete e qeveri, por edhe vetë Vatikani. Misioni i Nënë Terezës zgjati mbi 60 vite, kohë që e bëri të thirrej bijën tonë Moter, Nënë e më në fund Shenjëtore, e të të gjithë botës. Bota e civilizuar jo vetëm ja kishte njohur veprat e bamirësisë e mëshirës për njerëzit në nevojë, por e kishte vlerësuar edhe me çmimin NOBEL, ndërsa mjerisht shteti komunist në këto kohë e anatemonte dhe nuk e lindte të vinte as tek varret e njerëzve të saj të dashur në Tiranë (Nënës e Motrës). Shqip “Ne” duke i mbyllë dyert bijës sonë, Nënë e Botës, ne i mbyllëm vetvehtes shpirtin e Shenjtë që Zoti kishte dërguar mbi ne…
Vëra “Miqsia” shija që zgjeron miqësinë e mirë tek ju! -Këtu do mund të jetë edhe reklama e juaj,”Fjala” një mundësi më shumë!
Gjithsesi Nënë Tereza na fali ne shqiptarëve, sepse e dinte se nuk jemi ne populli që e përbuznim e mbyllnim dyert, por ishin djajtë e kuq që na kishin kapur për fyti (ndoshta si sprovë nga vetë Krijuesi). Nënë Tereza lutej për të gjithë popujt e botës që vuanin nga mjerimi, skamja, padrejtësia si dhe sëmundjet e Epidemitë, dhe ndër lutjet më të fuqishme duket se kishin qenë edhe ato për popullin e saj shqiptar që lëngonte nga epidemia e kuqe. Në pak vite që i kishin mbetur mbi këtë tokë bijes sonë të Shenjtë Nënë Terezës, ne e nderuam e respektuam si asnjë popull tjetër në botë, ndërsa bija jonë hyjnore na fali e na njohu si “GJININË” e saj, shpesh mëkatare jo për fajin tonë… Duke dashur ta mbyllë këtë shënim të vogël për 25 vjetorin e shkuarjes në amshim të shenjëtores Nënë Tereza, mendova të citoj fjalët shqip (se ajo si shqiptare dinte të shkruante e lexonte shqip), për ne gjininë e saj të datës 10 dhjetor të vitit 1979 në Oslo ,kur do të merrte çmimin nobel: “Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem Shqiptar. Shumë i luti Zotit që Paqja e Tij te vij ne zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjithë botën. Luti shumë për fukarat e mij – dhe për mua dhe motrat e mija. Une lutem për juve”. M. Teresa Bojaxhiu.