SONTE KAM ZJARMI MOS IK !

0

Nga Gjakova  vjen sonte  me këto poezi  poetja e talentuar  Kosovare.Ndaj revista “Fjala” i përzogjolli   këto poezi  për tu shijuar  nga ju lexues këtë  mbrëmje.

Sadbere Gagica Spahija

ERERAT FRYJNE SONTE
(NENES)
Ne shtrat te luadheve jam shrire
Ererat me ledhatojne ballin
Stine dhembjesh me zgjojne
Arome nene kane fjalet e mija
E hena zgjat doren
Une perkundem mbi nje mall
Fle nene fle ne aromen e trendafileve
Qe ujiten me lot e syve te mi
Ne shpirtin e trendafilave te ruaj
Ngado qe bredh
Hija jote me percjell
Te shoh ne oazen e dashurise
Edhe kur bie bore
E acari ngrin edhe lulet
Ererat fryjne sonte
Mbi vargun tim zjarr
Nje dhembje nene e kam
Me perkund
Si lunder neper det
E larg jam tretur nene,larg
Kur me merr malli
Behem flutur
Qiellin e mar ne dore
Zane mali behem,zane!
E dy lot faqeve me rrjedhin
Kurre pa u ndal
O dita mu ba trishtim
S’KA FORCË
Që e ndal lumin e dashurisë
Që rrjedh nëpër damarë gjaku
Lotin tim do ta sjell në grusht
Të dehesh me ëndrrat e mia
Sa herë mbyllem në vetmi
Urrej udhët nëpër botë urrej
Trëndafili im me aromë vargjesh
Të përkund çdo natë nëpër fjalë
Nën strehën e kësaj nate natë
Ta këpus një orë vjeshte
S’ka forcë që ndal këtë dallge
Është bërë det në strehezën time
Lumni të grish sonte mos ma mbyll
Dritaren time ta sogjoj qiellin
Të të shoh malli im me sytë e mi
Lot të përlotur s’i thith asnjë shami
Sadbere Gagica Spahija
MOS IK
Sonte kam zjarrmi vetmi që më kall
Ndaj të lutem sonte nga vargu mos më ik
E dëboj terrin që më rrethon si gjembat
Dritën e syrit mos ma mbush me lot
Dritën e qiriut mos ma fik
Një strajcë ëndrrash i bart mbi supe
Kur të vij një ditë të gjitha do t’i falë
Do të pres çmendurisht t’i falë stinët
Të ulem këmbëkryq në prehërin e vargut
Që shpirtin e mërdhirë netëve të vona
Ma ngroh si dielli pranverën e vonuar
Një këngë me aromë dashurie do ta këndoj
Pa lahutë e pa kitarë
Do t’i puth lisat në këmbë e zogun me mall
Sonte kam zjarrmi vetmi që më kall!
Ne bregun e qetesise se ngrohte
mes ecjeve pa gjurme
ne boten e qudirave
Edhe henen e pyeta
mes kufijve te zgjimit
ne fund te qiellit
pergjegje s’me dha
Cdo gjurme kerkova
brigjeve,urave
ne kryqezim ererash
ne flaken e shpirtit
endesha si gjilpere ne pe
nga dashuria ne harrim
enderr e lodhur neteve pa mengjese
strukur rri
ne ditarin e jetes
i dehur mat endrrat me flatra nostalgjie
fluturoj-pas teje
jeta ime-kohon ne Ty!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.