“SOFRA E MALËSISË” “SHTROHET” EDHE NË KOPLIK, E JO VETEM NE TIRANË

0

Shoqata Atdhetare patriotike ”Sofra e Malsise” me seli në kryeqytet, ështe kthyer perkohësisht, aty ku i ka rrënjët e veta, pikërisht në qytetin e Koplikut. Këtu ështe organizuar një takim i bukur, mbresëlënës, dhe mjaftë domëthënës. Kryetari i kësaj shoqate Xhemal Brahja, pasi ka folur rreth veprimtarisë së kësaj shoqatë që nga fillimi i saj e deri më sot, ku veçanërisht e gjithë veprimtaria e shoqatës perqëndrohet në vlersimin dhe lançmin e vlerave historike, patriotike , kulturore dhe etnografike të trevës M.Madhe. Ndaj më këtë rastë kjo shoqatë duke promovuar pikërisht këto vlera është ndalur edhe tek vlersimi i disa prej personaliteteve të kësaj shoqate. Kështu Deputeti Paulin Sterkaj dhe kreu i Bashkisë M.Madhe Tonin Marinaj kanë qëne dy personalitet e para që janë vlersuar me titullin e larte: Antar nderi i shoqatges “ Sofra e Malësisë” Ndërkaq po me këtë titull janë vlersuar edhe mjafte personalitete të fushës së kulturës dhe të veprimtarive shoqërore, gazetar e të tjere, si dhe presidenti i Tv Kopliku, z.Zenel Hoxhaj, në shenjë respekti dhe mirënjohje per hapësiren mediatike që i ka kushtuar përherë veprimtarive të shoqatës “Sofra e Malësisë” në kryeqytet.
Kështu kjo veprimtari e kësaj shoqatë e ka permbushur më së miri misionin e saj fisnik.

Pregaditi: Guxim Veleçiku

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.