“Dy mund të konsiderohen veçorit e takimit të socialistve Shkodran , paradreken e ditës së Shtune . E para “zemërimi “ i Socialistve të bazes me mos largimin nga disa poste drejtuese në institucionet e Qarkut Shkoder të anëtarve të LSI . Ku mësohet të jetë theksuar fakti se një pjesë e antarve të LSI , dikund kanë gjetur ndonjë “mik” të fortë dhe nuk po lëvizin dot nga postet që mbanin prej kohës së koalicionit . Dhe e dyta mos prania e zëvendëskryeministres socialiste Senida Mesi . Të dyja këto nuk kan ikur lehtas nga vëmendja e Socialistve”
Mbledhur gjatë kësaj të shtune strukturat e kësaj force politike , ku janë diskutuar ndryshimet në organizimin e struktures së kësaj force politike . Në këtë takim kanë qënë prezent të gjithë drejtuesit e organizatave dhe drejtues të institucioneve në Shkoder , ku burime prane kësaj mbledhje bëjnë me dije se në fokus të diskutimeve ka qënë edhe ecuria e disa institucioneve . Një nga pikat e mbledhjes kë qënë edhe punësimi i militanteve të Partise Socialiste , vende pune të premtuara nga socialistet gjatë fushates elektorale , por edhe pse kane kaluar më shume se 6 muaj nga përfundimi i zgjedhjeve elektorale , ende shumë persona janë pezull në emerimet në pozicionet e punës . Një nga porosite e Koordinatatorit të PS Shkoder , Ditmir Bushati ka qënë skanimi i të gjithe punonjesve që janë aktualisht në punë në institicionet shteterore në Shkoder , largimi i militanteve të LSI nga pozicionet ku ato ende janë në punë, si dhe zevendesimi i tyre me anëtare të Partise Socialiste . Bushati gjatë këtij takimi ka kerkuar nga drejtuesit e PS Shkoder që të jenë më afer banoreve , ti takojnë , ti dëgjojne dhe të zgjidhin cdo problem që ato kanë dhe të mos sorollaten sa në një institucion në një tjetër . Ajo cfare u vu re gjatë kësaj mbledhje ka qënë sërish , mungesa e Zv/Kryeministres Senida Mesi në këtë takim , të anetaresise së PS , edhe pse eshte nr.2 i qeverise dhe deputete e Partise Socialiste te Shkodres.