SKENDER TEMALI ,” KERKON” SHTEPI PËR MIGJENIN

0
Sot, edhe si shkrimtar, edhe si shkodran, desha te shkoj tek shtepia e Migjenit, ne shenje respekti e kujtimi, por… ai s’ka shtepi. E s’eshte i vetem, se shtepi s’ka as Luigj Gurakuqi, as…
Shkoder, si ia lejon vehtes qe ikonat e tua te mos kene “as plang e as shtepi?”.
Sot, po paraqes para jush poezine:
~~~~~~~~~~~~~~~~~~
PA STREHE-IDHULLI IM
-Migjenit-
Në radhën e të pastrehëve, tek bashkia,
strukem të mos më shohin,
ndjej siklet,
epo dikush ka lexuar librat e mia,
jam poet.
Po ndërsa qëndroj ashtu si mumja,
një e qeshur sarkastike
trandi minare, kompanjela, gjykata, zyra e shkolla,
pas meje,
(pas meje!!!)
zu radhën
i pa strehi:
Millosh Gjergj Nikolla!
Ndërkohë
nëpunësi i strehimit
pompoz po zbriste nga shkalla…
E unë, ç’bëra?
S’mund të bëja më shumë,
veç radhën Migjenit ia fala!…
~SKENDER TEMALI~
Foto Geg Marubi, 1935

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.