Të dashur kolege! Kjo që shihni ne foto është Enkelejda Skenderasi. Fatkeqësisht nuk jeton më! Me 13 korrik të vitit 2014 humbi jetën tragjikisht në krye të detyrës teksa po shkonte per te raportuar lajme! Ishte gazetare rrace, unike e llojit të vet! Nuk kërkonte asgjë me shumë se çfar kerkojn shumica e Shqiptarëve te jetonte me djersen e ballit dhe me punen e mendjes së saj. Mbaj mend aso kohe administratori i medias ku ajo punonte pati shkruar ” Me skamjen me te cilen ajo perballte jetën dhimbja ndaj saj mu shtua edhe më shumë”. Nuk e di nëse ne gazetarët duhet te mos i harrojm koleget tanë që si Enkelejda e cila humbi jetën për shkak te kushteve tejet të mjerueshem me të cilat punonte ajo në at kohe. Ashtu edhe sot të pakten për ne gazetaret e rretheve që jemi larg syve e larg zemres. Por meqe pak ditë më parë protestuam kunder Kryeministrit! Te protestojmë për Enkelejden që humbi jetën dhe askush nuk u kujdes më pas. Sepse rroga e saj aso kohe ishte 250 mije lekë te vjetra. Ndërsa sot Enkelejda që shumica kolegeve qe protestuan at ditë as që e dinë se ka egzistuar nje gazetare me ketë emer, duhet të kenë parasysh se duhet të mbrojme veten duke pasur mbrojtje ligjore. Të kemi status ligjor, të kemi sindikatë! Perveç sigurimit te detyrueshem social dhe shendetësor, te kemi edhe sigurinë e jetes. Pasi nesër do jenë femijët tanë ata që do na mallkojnë që s’bëm asgjë për veten. Enkelejda vdiq me 250 mije lekë të vjetra rrogë! Enkelejda s’ka as rrugë as emer askund! Sepse vetë ne koleget e saj e lam në harresë! Të mos perkulemi përballe mikrofon mbajtesave dhe tellalleve te interesave të tjerëve. Te mos e harrojm Enkelejden se do na harrojn edhe ne. Enkelejda Skenderasi ishte vetem 29 vjeçe!
Hyrje Fjala per Ju... Simon Shkreli: Të dashur kolegë, mos e harroni kolegen Enkelejda Skenderasi ..!