Si munden ta urrejnë gruan Këtë krijes, perendi Që falë jetë ? Si munden ta trajtojnë keq, ta shajnë ta kërcënojnë, femren ? ku e marrin forcën Këta maskarej ? Burra të pa besë Po lini fëmijët tuaj jetimë Ja sa cektë mendoni ju Që ju komandon Xhelozi e sëmure ! Si munden ta qëllojnē Nje zonjë Ta, shëmtojnë, të hellin acid në fëtyrën e asaj mrekulli ? Si munden, ta mohojnë,forcen e sajë mbretereshë, që njerëzimit, i dha jetë ? Këtë lule, pjalmë,e mjaltë, Stoli si vetë natyra, Që e falë, rrelik i shtrejtë, a hillet baltë Mbi këtë bekim, që ju dha dashurinë ? Si munden, a kanë gjak Këta mashkuj ? Çfare ju rrjellë ndër dej’ Si munden, këta kuaj hamshurë ? Të bëhen kriminel i sajë Që kjo i therriste dashuri? A kanë logjikë, a kanë mendë në kokë ? A kanë shpirtë, a janë bij nënash, nga kanë dalë, këta kafshë ? Si mundet një burrë Ta vrasë gruan, me dorën e dashurisë, që kjo krijesë I besoi, i dha besë ? I vraftë besë e sajë ! Që kjo i besoj, symbyllë Ja dha shpirtin, ndjenjen, trupin lakuriq I fali kenaqësinë, epshin Frymën e shpirtit çka kurrë se gjejnë Askundë..Keta qej’ Jo, se meritojnë as emrin, qen, edhe qejt janë më besnikë, ku e gjejne mrekullinë që dhuron kjo Evë e vërtete Që vetë Zoti ja dha burrit Në gji, të ndjehet burrë Të bëhet baba i denjë Tu mësojè dashurinë Më përtej ! Veç nga kjo hyjni plot nur e hir’ të shejtë, del fruti yt Burrë, që sje burrë,kurrë ! Je trallëtarë, je i pa besë ! Si munden ta vrasin Tja marrin jetën, gruas buzeqeshjes së jetës ? I vraftë e mirë e sajë I vraftë bekimi i sajë mallkimi i sajë, i vraftë dashuri e sajë !! mos, mos, o mashkull i pa burrë, krijesë e ndyrë Ti që e vret, ti që e nënvlerëson.. Mos, ja merrni jeten Bijes së tjetërkujë Po vrisni vetë jetën Në lulëzim të sajë Po vrisni, të ardhmen Burrë, Bëhu Zot, në tokë shpetimtarë, fal jetë, jo kriminel, burrë ke emer të madh, ke shpatulla të mëdha Gruaja është e brishtë është e shejtë, gruaja është stoli, jo plaçkë.
Nga: Rregjina Kol Nicaj