Meqënse ky Lul Basha nga Dibran , dhe nga Tiranas , dhe nga Gjakovar, dhe nga Lab tashti na doli i Hot, pra Malësor bukur por një gjë duhet ta thot Luli si i Hot që qënka a rruhet pa u lage?Apo laget pa u rruar ?!
Mediat raportuan dje se kreu në detyrë i PD, Lulzim Basha në një debat gjatë mbledhjes së grupit parlamentar kishte thënë se ai ishte nga “Hotët” dhe nga “Bashajt” dhe po duronte shumë “Foltoren” dhe Berishën në artikulimet e tyre dhe se mund të bënte çudira.Në fakt më shumë sesa çudirat apo se kë do “kafshojë” Luli, nga dje shqiptarët kanë filluar të ngrenë pikëpyetje se nga është Lulzim Basha?Kur Lulzim Basha shkoi në Dibër dhe tha se “Unë jam dibran”.Pra, të gjithë Bashën e dinë dibran, të shkuar në Tiranë.Më pas shkoi në Kosovë dhe tha “unë e kam gjakun nga Gjakova.” Pra, shqiptar i Kosovës.Në Tiranë sa herë kalon, thotë “unë jam autokton, Tirons i vjetër. Kam ndërtuar kryeqytetin”.
Kurse kur shkonte në Tepelenë thoshte se “Unë jam dhëndërr i Tepelenës”.Në fakt e vetmja e vërtetë nga gjithë kjo histori është që Luli ështën dhëndërr i Tepelenës. Dhe ndoshta duhet ta ndryshojë dhe origjinën tashmë. Të mos thotë më as jam nga Hoti, as jam nga Bashajt, as jam nga Gjakova, as jam nga Dibra, as jam nga Korça dhe as jam nga Vlora.