Si 3o vite me parë pëseri;“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”

0
Mimoza Rexhvelaj Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe kostum
Duhet një tjetër 22 mars si ai i vitit 1992, që mjegulla të mos na i mbulojë sytë tanë, që fjala të mos ngelet peng i dhëmbëve që në pamundësi të flasin, kthehen e kafshojnë vetveten.
Duhet ta realizojmë ëndrrën “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” që mbeti ngarkuar si “strajcë” mbi kurrizin tonë tek endemi rrugëve pa krye…
Kur qeveria çon një popull në shkatërrim nga të gjitha anët, në shpopullim, në humbjen e vlerave, në tkurrje të qenies njerëzore, revolucioni nuk është më një e drejtë e qytetarëve, por një detyrë, një detyrë jetike, që të fisnikëron shpirtin, të mbush me krenari.
Që brezat të mos na gjykojnë për paaftësinë tona, për heshtje kolektive kur duhet të ulurasim nga padrejtësitë, kur duhet të ngrihemi mbi situatën, e duhet ta kapim “prej fyti” qeverinë dhe pengjet që po i mban peng me vula, pazare të pista, bashkë me ta po na mbajnë peng të gjithëve ne, të ardhmen e vendit tonë.
Duhet një tjetër emocion shpresdhënës për të gjithë ne, duhet një tjetër fitore mbi tiranin, duhet të shëmben të gjitha muret që izolojnë mendimin e lirë, duhet trembur frika miqtë e mi, duhet një fillim i ri.
Për ty, për mua, për ne, duhet një fitore tjetër në emër të “DEMOKRACISË”

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.