Shteti Mali i Zi i kërkon llogari qeverisë shqiptare për hidrocentralet në lumin Cem

0
Nëse qeveria shqiptare nuk pyet shumë për natyrën në përgjithësi dhe lumenjtë në veçanti duke i mbushur me hidrocentrale, e kundërta ndodh me atë malazeze. Së fundmi mësohet se Mali i Zi do t’i kërkojë qeverisë sonë informacion për ndërtimet e hidrocentraleve në lumin Cem, i cili rrjedh nga disa fshatra veriore të Malësisë së Madhe dhe kur kalon në vendin fqinj quhet Cijevna. BalkanInsight raportoi se të enjten qeveria shqiptare nuk iu përgjigj shqetësimeve të homologëve të saj malazezë rreth kësaj çështjeje. Për këtë Mali i Zi do të kërkojë shpjegime në takimin e ardhshëm ndërshtetëror për menaxhimin e ujërave, të parashikuar për t’u mbajtur më 19 shtator. Si Shqipëria ashtu edhe Mali i Zi kanë nënshkruar konventën e Espoos që ndalon ndërhyrjet në burimet e përbashkëta natyrore pa njoftuar paraprakisht palën fqinje për ndikimet e mundshme. Lumi i Cemit rrjedh nga zonat e thella të Malësisë së Madhe dhe kalon për rreth 32 kilometra fshatrat Selcë, Dobrinjë, Tamarë e Brojë duke rrjedhur më pas në territorin malazez. Qeveria shqiptare po planifikon të ndërtojë 14 hidrocentralë të vegjël, por këtë herë me sa duket nuk do jetë e lehtë. Në asnjë zonë ku ky lum kalon në territorin shqiptar nuk ka status mbrojtje, por në anën malazeze, në vitin 2017, kanioni i Cijevinas u shpall monument natyre. Banorët por edhe ekspertët kanë kundërshtuar ndërtimin e hidrocentraleve në Cem. Aktivistë të ndryshon i kanë kundërshtuar vazhdimisht hidrocentralet për dëmin që i sjellin peizazhit natyror, ekosistemit dhe sidomos botës ujore. Në lumin e Cemit raportohet se jetojnë 22 lloje peshqish, mes të cilëve trofta e mermertë, që konsiderohet në rrezik zhdukje. Në korrik Rama pranoi se “hidrocentralet e vogla janë të padobishme dhe të dëmshme”. Ai tha se ato nuk do të ndërtoheshin më, por pavarësisht kësaj lejet për ndërtimin e HECE-ve dhe shkatërrimin e natyrës jepen si të ishin “bukë më djathë”.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.