Shqiptarja 41-vjeçe shtatzënë gjendet e pajetë, arrestohet burri i saj: Mori 5 mijë euro

0

Një tjetër grua 41-vjeçare ka humbur jetën. Gjeorgjia Murati, banore e lagjes Kalamaria të Selanikut, për të cilën bashkëshorti i saj i dytë ka deklaruar tek organet policore se nuk është kthyer në shtëpi mbrëmjen e parë të këtij viti pas punës. Pas tre ditësh, në hetime dhe kërkime kanë marrë pjesë edhe efektivët e departamentit të krimeve të rënda dhe mbrëmjen e së hënës është gjetur trupi i saj pajetë në një baule në një zonë të Halkidhisë.Gjeorgjia ishte nënë e një vajze 13 vjeç nga martesa e parë e saj, ndërsa ishte shtatzanë në muajin e tretë me bashkëshortin e ri. Ky i fundit kishte deklaruar në polici pas zhdukjes se ajo i kishte dërguar një mesazh ku i thoshte se kishte shkuar nga shtëpia e mamasë së saj, ndërsa kishte marrë me vete edhe një shumë prej 5000 eurosh.Më vonë ka thënë se i kishte dërguar një mesazh edhe nënës së vet, ku i thoshte se ishte larguar pasi kishte disa çështje për të zgjidhur. Janë arrestuar dy persona, bashkëshorti i fundit i viktimës dhe një shoku i tij, i cili duket se ka pohuar se 41-vjeçaren e ka vrarë burri i saj duke mos ditur ende shkakun

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.