Shllaku feston prodhimin e mbarë të Gështënjës

0

Tanimë po kthehen në modë   organizimet festive  kushtuar prodhimeve    bujqesore,  apo të pëmëve frutore, Kështu   edhe  Shllaku   per të dytin vit me radhë ka organizuar festën e Gështenjës, Pjesmarrja e mjaft  banorve të zonës por edhe të  ardhuruve nga  qyteti i Shkodres  i kanë dheënë     bukurinë e duhur  këtij mjedisi festivNjë festë e re, por që ka grumbulluar në Qafë Thep të Shllakut rreth 300 banorë të zonës dhe të ftuar nga larg. Iniciativa per ta nisur këtë festë i përket Mark Gjekes, një ndër promovuesit më të mirë të zonës, dhe më tej janë vetë banorët që kontribuojnë sipas mundësive të tyre. Festa, edhe pa një financues të fuqishem, ka rigjalleruar sot jeten në Shllak dhe pritet që nga viti në vit ajo të kthehet në një traditë, me qellimin e zhvillimit të qëndrueshem rural. Edhe pse gështenja është objektivi i festës, pasi ajo zë një siperfaqe prej 333 ha, janë dhe mjaft detaje të tjera që i bejnë vizitorët të vijnë këtu: Peizazhi, ushqimet bio, e mbi të gjitha mikpritja e banoreve. Gjithë detajet e udhëtimit për në Shllak, intervista me banorë dhe mysafirë të ardhur, aktiviteti artistik. etj  janë tregues i madheshtisë dhe bukurisë  së kësaj feste ….

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.