Shkoër,projekti Multimodal Transport Connectivity

0
Bashkia Shkodër falenderon të gjithë ekspertët për angazhimin e marrë në zbatimin e Nr.39 mes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Italisë, për investimin në përmirësimin e lëvizshmërisë multimodale të transportit Liqenor midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, përmes Liqenit të Shkodërs. Përzgjedhja e Bashkisë Shkodër dhe territorit të saj për realizimin e këtij projekti me shumë vlera për ne, duke rikthyer lundrimin në liqenin e Shkodërs si në vite e mëparshme, është në linjë me planet e zhvillimit të Bashkisë Shkodër.
Në sajë të këtij investimi, që mbështetet nga FSHZH dhe zbatohet nga GEOSAT, po krijohet një lidhje multimodale e transportit ujor ndërmjet portit të Vir Pazarit në Malin e Zi dhe moleve që do të ndërtohen/rikualifikohen në Liqenin e Shkodrës. Ky investim do të përmbyllë punimet për ndërtimin e tre moleve lundruese për ankorimin e varkave turistike dhe transportin e pasagjerëve në Liqenin e Shkodrës.
Në kuadër të zbatimit të projektit Bashkia Shkodër në bashkëpunim me FSHZH dhe Geosat ka zhvilluar 2 takime konsultative, përkatësisht me 10/06/2021 dhe 01/07/2021, me ekspertë të fushave të ndryshmë për të ballafaquar dhe dhënë ide rreth detajeve teknike dhe zbatimit të suksesshëm e të qëndrueshëm të projektit.
Në prezantimet e zhvilluara nga GEOSAT (z. Armando Pezzoni) janë marrë në konsideratë 6 vendndodhje të ndryshme për të cilat është diskutuar me të gjithë ekspertët për sa i përket avantazheve dhe disavantazheve, kostove, dhe bëshmërisë e qëndrueshmërisë së investimit, pa cënueshmërisë së komunitetit, mjedisin dhe pronat private (që do të kërkonin edhe fonde shtesë për shpronësim).
Projekti ka pasur si detyrë edhe planifikimin e një vendndodhje të Portit të trageteve për transport liqenor, komponent i cili duke konsideruar kostot e mëdha të realizimit, kostot mjedisore, ekonomicitetin e linjës së tranportit si dhe mos dakortësisë nga ana e Malit të Zi për krijimin e kësaj linje, është vështirë që do të mund të financohet.
Për sa i përket ndërtimit të moleve, GEOSAT group, në bashkëpunim me FSHZH dhe Bashkinë Shkodër, ka marrë në dispozicion të gjitha dokumentet strategjike zhvillimore dhe projektet që priten të realizohen në territor. Duke bërë një analizë teknike të secilës vendndodhje GEOSAT group i ka propozuar Bashkisë Shkodër dhe FSHZH tre vendndodhje (Shkodër, Shirokë dhe Zogaj) me nga dy alternative.
Gjatë të dyja mbledhjeve me ekspertë të fushës janë diskutuar avantazhet dhe dis avantazhet e përzgjedhjes së vendndodhjes duke konsideruar:
1. Kostot e realizimit (rikualifikim apo ndërtim rishtas, kosto shpronësimesh);
2. Impaktin në zhvillimin ekonomik e social (krijim i ekonomive të reja si rezultat i shtimit të numrit të vizitorëve si dhe impaktin social në komunitetin e banorëve);
3. Impaktin mjedisor;
Duke vlerësuar idetë dhe argumentet e paraqitura nga të gjithë të pranishmit, është arritur që të orientohemi drejt përzgjedhjes më optimale të vendndodhjes së tre moleve përkatësisht:
Shkodër – 1/1
Shirokë – 2/2
Zogaj – 3/1
Bashkia Shkodër është e angazhuar drejtpërdrejtë në të gjitha hapat e zhvillimit të projekteve zhvilluese në territor.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.