Shkodra “pushtohe”t nga gratë dritëruese të mbarëshqiptarisë

0

Me dat 15 dhjetor në Shkodër në kuadrin e Lëvizjes “Gratë frymojnë vlera” me detyrën e Dejtueses së kësaj lëvizjej u mblodhën gra me vlera dhe me një mal kontributesh në fusha të ndryshme nga mbarë shqiptaria. Kjo lëvizje ka startuar aktivitetin e saj që vitin e kaluar në të cilën morën pjesë gra të përzgjedhra për nga vlerat dhe kontributet por këtë vit u bë më e zgjeruar duke ftuar gra jo vetëm nga Shqipëria por nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Atë ditë Shkodra dukej sikur kishte veshur fustanin më të bukur të stiluar dhe qëndisur nga vlerat dhe kontributet e pjesmarrëseve. Qëllimi i këtij aktiviteti femror ishte promovimi i grave shkodrane potenciale dhe të respektuara për vlerat dhe kontributet e tyre jo vetëm në Shkodër por në mbarë kombin ndërsa ftesa e grave të tjera ishte si përzgjedhje për t’u njohur me njera-tjetrën, për të krijuar ura bashkëpunimi dhe për të përcjellë mesazhin se kontributi i tyre duhet evidentuar dhe vlerësuar nga të gjithë. Qershia mbi tortë e këtij aktiviteti ishte ardhja e dy Ikonave të kombit shqiptar Margarita Xhepa dhe Tinka Kurti të cilat sollën sharmin e suksesit të viteve dhe na përgëzuan pë këtë aktivitet i vetmi në llojin e tij për të vazhduar me Silvana Braçen, Kozeta Zavalanin, Ina Malhani etj nga Shqipëria, Shpresa Gashi, Migena Arllati, Ajtene Krasniqi etj nga Kosova, Sadije Aliti, Lirije Jusufi etj nga Maqedonia , Zylfije Duraku, Shefika Gjoni nga Mali i Zi dhe shumë gra të tjera të nderuara dhe të respektuara. Në këtë aktivitet u promovuan 12 gra të nderuara shkodrane të fushave të ndryshme si këngëtare, aktore, doktoresha, pedagoge, gazetare, ish sportiste, biznesmene, të shoqërisë civile etj. Njëkohësisht u rikujtuan 9 gra nga promovimi i vjetshëm duke u pasuar me aktivitetet e realizuara gjatë viti. Krah të djathtë në këtë eveniment pata gazetaren e mirnjohur në Shkodër dhe jo vetëm Znj Kozeta Bruçi që të dyja sëbashku bëmë që i tërë programi të arrijë suksesin e shumëpritur. Shpresojmë që kjo nisëm si një risi e sjellë nga Shkodra të jetë e përvitshme pasi ka me dhjetra e qindra gra që e meritojnë respektin për t’u nderuar e respektuar ndër gratë e vlerësuara të qyteteve të tyre dhe të kombit. Në vështrimin afatgjatë kjo veprimtari të shërbejë dhe për brezat për të kuptuar se duhet punuar dhe kontribuar shumë në fusha ku ato aderojnë për tu renditur ndër gratë e vlerësuara të kombit.

Shkroi: FARIDA Ramadani

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.