Në këto kohë pandemie ku teatrot dhe institucionet e tjera kulturore janë të mbyllura si shkak i COVID-19, muzika e bukur tradicionale sfidoi përmes koncertit “Ahengu Shkodran” që u zhvillua pavarësisht vështirësive. Disa prej këngëve më të bukura shkodrane erdhën të interpretuara nga artistët.Udhëheqësi artistik i “Ahengu Shkodran” Ilir Zogaj dhe disa prej këngëtarëve shprehen se ndalimi i muzikës pas orës 20:00 tashmë nuk duhet të vazhdojë më.Disa këngëtarë të rinj debutuan për herë të parë në koncertin “Ahengu Shkodran” duke bërë që tradita të vijojë.Këngëtarët shprehen se “Ahengu Shkodran” është një koncert i cili pasuron çdo artist.
“Ahengu Shkodran” është një koncert i cili zhvillohet në javën e trashëgimisë kulturore ndërsa është një traditë e bukur kulturore që vijon prej shekujsh.