Shkodër,Prefektja Angoni takim me Drejtorin e Policisë Vendore.

0
Situata Covid-19: Prefektja Angoni takim me Drejtorin e Policisë Vendore.
Në cilësinë e kryetares së Task- Forcës vendore, anti-covid, Prefekti i Qarkut Shkodër, zj. Majlinda Angoni, zhvilloi një takim pune me drejtuesin e Policisë Vendore të Qarkut Shkodër, z.Niko Brahimaj.
Në fokus të takimit ishin masat e marra për parandalimin e infektimit të personave me Covid-19 në Qarkun Shkodër.
Prefektja Angoni, nënvizoi rëndësinë e zbatimit të Protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe delegoi detyra konkrete duke urdhëruar për kontroll të shtuar të karantinimit të personave me Covid-19 pozitiv, deri në provën e analizës negativ të tij/saj.
“Të bashkëpunohet me median lokale për ndërgjegjësimin e qytetarëve për zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga protokolli i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”- nënvizoi Angoni.
Në cilësinë e drejtuesit të Policisë Vendore Qarku Shkodër, z.Brahimaj u shpreh se po vihet re një komunitet më i ndërgjegjësuar, përkrahës e shumë mbështetës që ka lehtësuar ndjeshëm punën e policisë.
Në përfundim të takimit, Z.Brahimaj shprehu gadishmërinë maksimale institucionale dhe të garantimit të rendit e sigurisë publike, pavarësisht kushteve tejet të vështira të situatës së pandemisë që edhe për strukturat policore ndikon ndjeshëm në ushtrimin e detyrës së tyre.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.