Rrugët dhe shatërvani në qytetin e Shkodrës ishin të mbushura plot me nëna dhe fëmijë të cilët shfrytëzuan në maksimum orarin e lejuar dhe motin e mirë me diell, ndryshe nga e shtuna që u detyruan të qëndrojnë në shtëpi për shkak të reshjeve të shiut. Këtë të diel fëmijët i kanë dhënë një tjetër gjallëri Shkodrës me të qeshurat dhe lojrat e tyre por edhe nënat tregojnë se i janë gëzuar shëtitjes.Një pjesë e tyre shprehen se tashmë frika më e madhe ka kaluar ndaj e kanë të nevojshme të nxjerrin më shumë fëmijët e tyre.Deri më tani e vetmja mundësi për fëmijët kanë qenë fundjavat me një orar të kufizuar gjë e cila ka sjellë edhe mbushjen e parqeve dhe shëtitoreve në Shkodër dhe mbarë vendin. Ndërkohë të gjithë presin një lehtësim edhe më të madh të masave për të vijuar liri-daljen pas më shumë se 50 ditësh të mbyllur.Kësisoj këtë të djelë nënat më fëmijë nuk I ka favorizuar vetëm Edi Rama, por edhe zoti, ku dita ka qënë e bukur plot diell, çka ka bërë që fëmijët dhe nënat e tyre të shijojnë ajrin e freskët , por edhe lodrat në mjedisin pranë shtaervanit të qytetit.Këtë shans nuk e kanë patur një ditë më parë pensionistët , të cilët I ka marr malli të luajnë dominah , në këtë mjedisë të këndshëm.