E nis ditën sot me një lajm të mirë. Bashkia Shkodër, Shoqëria Ujësjellës– Kanalizime Shkodër sh. a., ka lidhur marrëveshjen e financimit me GIZ në kuadrin e projektit “Sherbimet e ujit të pijshëm dhe kanalizimeve, të orientuar te konsumatorët dhe performanca”(CPWS)/Covid-19-iPA21 Para për Punë”
Objekti i projektit është përmirësimi i shërbimit të furnizimit me ujë dhe ujrave të ndotura për të gjithë popullsinë e Bashkisë Shkodër përmes mbështetjes direkte të Shoqërisë Ujësjellës- Kanalizime Shkodër. Kohëzgjatja e projektit do të jetë 3 mujore.
Fondi i parashikuar i financimit prej 8.610.000 (tetë milion e gjashtëqind e dhjetë mijë) lekë, i akorduar nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë është grant. Buxheti është i ndarë në zëra të mirëpërcaktuar dhe me vlerat respektive. Projekti synon të arrijë:
– Punësimin për një periudhë 3- mujore të 50 personave anëtarë të familjeve me të ardhura të ulta dhe të prekur direkt nga pandemia Covid- 19.
– Pastrimin e stacioneve të pompimit dhe depove nga barishtet dhe nga shkurret.
– Lyerjen e ambienteve të stacioneve të pompimit dhe depove.
– Dizenfektimin e ambjenteve të stacioneve dhe depove të ujit.