Shkodër;Ka edhe kësi vllaj që vret motren

0

Disa detaje të reja kanë dalë nga vrasja e rëndë në Shkodër ku vëlllai vrau motrën me armë zjarri në lagjen “Ndoz Mazi”. Shtetasja Diana Vuka 58 vjeçe u gjet e pajetë në banesë teksa dyshohet se është vrarë që të premten në darkë më 4 qershor, pra 3 ditë më parë.
Shefi i komisariatit të policisë Shkodër Paulin Çupi ne nje prononcim per mediat tha se viktima është gjetur në shtëpinë e saj në krevat. Diana Vukaj ishte emigrante në Gjermani dhe kishte 3-4 ditë që ishte kthyer.Në banesë policia vendore e Shkodrës ka gjetur 6 shishe birre 1.5 kg secila të boshatisura gjë e cila trehon se autori i dyshuar ka qenë totalisht nën efektin e alkoolit kur ka kryer krimin tragjik brenda familjes.55 vjeçari jetonte i vetëm pasi nuk ishte i martuar dhe ishte edhe i papunë. Ka qenë pikërisht motra e tij që e qëlloi për vdekje e cila është nënshtetase gjermane dhe për çdo muaj i ka dërguar të vëllait 300 euro për ta ndihmuar. Diana Vukaj kishte një javë që kishte ardhur nga Gjermania për pushime në Shkodër.Gjatë kësaj kohe 58 vjeçarja ka bërë disa porosi përmes një mike të saj për të mobiluar një shtëpi pushimi që kishte në plazhin e Velipojës. Viktima ka bërë afro 4 mijë euro porosi orendi shtëpiake për banesën në Velipojë ndërsa ka dashur që të mobilojë me orendi të reja edhe shtëpinë ku jetonte i vëllai që e vrau.Pak ditë më parë autori i dyshuar i vrasjes ka telefonuar kompaninë ku motra e tij kishte bërë porosinë e mobiljeve duke lëshuar një lumë sharjesh ndaj tyre. Sipas dyshimeve 55 vjeçari i ka kërkuar para të motrës që t’ia jepte atij duke mos qenë dakord me blerjet e orendive.Sipas dyshimeve vëlla e motër kanë debatuar në banesë mbrëmjen e 4 qershorit gjë e cila ka përfunduar me vrasjen tragjike të 58 vjeçares. Autori i dyshuar ka telefonuar sërish kompaninë e mobiljeve dhe orendive duke i thënë atyre në telefon se:
“a doni me fol me motrën time, nuk keni ku ta merrni, s’keni shans të flisni më me të”, duke nënkuptuar se e kishte vrarë.Pas vrasjes gjatë të shtunës por edhe të dielës sërish nën efektin e alkoolit shtetasi Fabian Vuka ka dalë në lagje duke i thënë të tjerëve se:“kam vrarë motrën, e kam në shtëpi të vdekur”. Pavarësisht këtyre fjalëve askush nuk e ka marrë seriozisht duke ditur gjendjen e tij të dehur dhe duke e njohur si person jo shumë të qëndrueshëm për shkak të alkoolit që e konsumonte gjithë kohën. Ka qenë një mike që jeton në Shkodër e viktimës e cila e ka ndihnuar për të bërë blerjet dhe për çdo gjë tjetër që kishte nevojë kur vinte në Shqipëri e cila pasi e ka telefonuar disa herë ka ngritur dyshime dhe ka telefonuar policinë duke i thënë se kishte frikë se diçka mund të kishte ndodhur.Diana Vuka edhe në nëntor të vitit të kaluar ka rrezikuar të vritej nga vëllai i saj dhe ka telefonuar miken duke i thënë “eja se Fabian ka bërë planin për të më vrarë”. Edhe në atë kohë ka ndërhyrë policia duke e qetësuar situatën. Ndërkohë edhe para afro 3 viteve 55 vjeçari e ka rrahur motrën e tij e cila fillimisht ka bërë denoncim në polici por më pas e ka tërhequr.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.