Shkodër/ Vazhdon tradita e organizimit të festivalit letrar

0

Festivalin XV Letrar të Shkodrës e çelëm me romanin grafik “Kthimi në Kosovë” të autorëve Gani Jakupi dhe Jorge Gonzalez. Përkthyesi i librit nga frëngjishtja, Gazmend Bërlajolli,Mund të jetë një imazh i 2 persona drejtoi me shumë kompetencë bisedën me autorin Jakupi duke krijuar një atmosferë shumë interesante për auditorin. Nderim për autorët të cilët nëpërmjet romanit grafik sollën mesazhe të fuqishme paqeje.Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë E veçanta gjithashtu në këtë veprimtari ishte paraqitja e një zhanri letrar që po përhapet me shpejtësi në Europë për vetë lehtësinë e komunikimit të mesazheve dhe emocioneve. Në romanin grafik piktura ndihmon shkrimtarin për të komunikuar më lehtësisht me lexuesin ashtu sikurse kënga ndihmon poetin për të përcjellë më mirë poezinë. Le të shpresojmë se kemi ndikuar sadopak për zhvillimin e romanit grafik edhe në vendin tonë.Mund të jetë një imazh i 5 persona, fëmijë, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.