Gjetja dhe rikuperikimi i trupave të të zhdukurve gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri, është një borxh që të gjithë ne i kemi atyre, familjeve të tyre por edhe të sotmes e të ardhmes. Pas 30 viteve, ky mision duhet përmbushur dhe është detyra e çdo institucioni dhe individi.
Të gjithë viktimat e sistemit më të egër në Europë, duhet të kenë një vend ku të prehen, ti kujtojmë gjithmonë dhe ku të mund ti vendosim një kurorë me lule. Të nisim menjëherë, pa humbur kohë, duke mospërfillur burokracitë e instancave shtetërore.Kësisojë për herë të parë në Shkodër por edhe rang kombëtar u prezantua një udhëzues për mënyrën se si duhet të veprojnë familjarët për gjetjen e trupave të zhdukur gjatë regjimit komunist. Ky udhëzues është realizuar nga Autoriteti I Dosjeve në Shqipëri në bashkëpunim me Institutin Ndërkombëtar të personave të Humbur.Gjatë aktivitetit për rritjen e ndëregjësimit të publikut për gjetjen e trupave të zhdukur gjatë komunizmit, familjarëve të tyre iu dorëzua udhëzuesi për hapat që mund të ndjekin për nisjen e procesit të gjetjes së trupave të zhdukur gjatë diktaturës.Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve Genta Sula dhe ish zëvendësministrja e brendshme Rovena Voda, aktualisht koordinatore e këtij udhëzuesi u shprehën se Shqipëria është vonë në këtë proces.Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi tha se për gjetjen e trupave të zhdukur në komunizëm mjafton që të ketë një vullnet politik dhe të të gjitha institucioneve që deri më tani ka munguar dhe vijon të mungojë.