SHKODËR, RIKONSTRUKTOHEN RRUGËT DHE TROTUARËT

0

Bashkia e Shkodrës vijon punën për mirëmbajtjen e rrugëve dhe trotuareve në qytet. Ndërhyrjet kanë konsistuar në ndërtimin e rampave në trotuaret e qytetit si “Teuta”, “Studenti”, “Qemal Dracini”, Sheshi “Parrucë”, Sheshi “Nënë Tereza”, Bulevardi “Skenderbeu” si dhe riparimin e shtresave asfaltike aty ku është e nevojshme.Po ashtu në vendet ku do të punohet, aty ku mungon, do të ndërtohet rrjeti KUB dhe do të bëhet sistemim i rrjetit KUZ. Parashikohen edhe punime të tjera si riparim trotuaresh me pllaka guri e granili etj.Me zbatimin e kësaj kontrate, do të riparohen 2300 metër katror shtresa asfaltike. Kontrata shtrihet në të gjithë qytetin.Ky është një tregues i qartë  i vëmëndjes  së shtuar nga Bashkia Shkodër , përritjen e cilësisë  së  sherbimëve  në këtë qytet.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.