Shkodër, Protestë për sinjalistikën rrugore

0

Rreth 50 banorë në fshatin Hot i Ri kanë protestuar për mungesën e ndriçimit në rrugën që lidh Shkodrën me këtë fshat. Ky aks ka 7 vite që është rikonstruktuar plotësisht. Në ate kohë u vendosën edhe shtyllat e ndriçimit por deri më tani nuk kanë funksionuar. Kjo ka bërë që shpesh herë në këtë aks të ketë aksidente rrugore me vdekje.

Banorët kanë bllokuar rrugën prej rreth 30 minutash dhe shprehen se protestat e tyre do të vijojnë deri sa të zgjidhet problemi i ndriçimit në këtë aks. Shqetësim për banorët është edhe mungesa e prezencës së policisë duke bërë që mjetet t  ecin me shpejtësi të madhe duke bërë që aksidentet të shtohen.

Banorët i kërkojnë institucioneve përgjegjëse që të marrin masat për të mundësuar ndriçimin në ketë aks rrugor.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.