Shkodër/ Prespektiva evropiane e Shkodres në fokusin e një takimi

0
“Bashkia e Shkodrës dhe perspektiva e saj evropiane”Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbë
  ishte në fokus të takimit që zhvilluam në bashkëpunim me Konrad Adenauer Stiftung.
Diskutime të tilla në nivel teknik marrin një rëndësi edhe më të madhe në kuadër të proçesit integrues të vendit tonë në Bashkimin Evropian dhe rolit që ka pushteti vendor në përmbushjen e kapitujve që janë çelur. E theksova në fjalën time rolin që ka administrata lokale, pasi me pranimin në BE rreth 50-70% e kuadrit ligjor të unionit duhet të zbatohet në nivel vendor.Mund të jetë një imazh i 11 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Si bashki e Shkodrës jemi angazhuar në njohjen e të gjitha programeve të BE-së në të cilat përfitojmë dhe numri i projekteve fituese ka ardhur në rritje. Por përtej përpjekjeve të qeverisjes vendore për të bërë më të mirën, ne ende nuk kemi burime të mjaftueshme financiare dhe aftësi administrative për t’i ushtruar ato në mënyrë efektive. Autonomia fiskale lokale është në rrezik, pasi shumica e buxhetit tonë varet nga transfertat kombëtare. Kjo problematikë evidentohet vit pas viti në raportin e BE-së për Shqipërinë.Mund të jetë një imazh i 10 persona dhe ambiente të brendshme

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.