Një tjetër investim i Bashkisë Shkodër po shkon drejt përfundimit.
Në rrugën “Qafa e Bishkazit” pasi janë përmbyllur punimet nëntokësore, po kryhet hedhja e shtresës sa asfaltit. Vlera totale e këtij projekti kap shifrën e 9.6 milion lekëve dhe është i ndarë në dy faza.
Po punojmë çdo ditë për të rritur shërbimet në territor, si dhe për të përmbyllur të gjitha investimet e parashikuara, me synimin për ti dhënë qytetit imazhin e merituar.