Në fakt duket sikur nuk kanë patur kohë gjatë mandatit 4 vjeçar, dhe gjithëçka po konkretizohet një ditë para ikjes së këshilltarve dhe drejtuesve të “vjetër” të Këshillit të Qarkut për tu zëvëndësuar më të rinjt e zgjellur pas datës 14 Maj. Gjithësesi një investim i dobishëm siç është Ujsjellsi për fshatin Muriqan ,falë nduikimit të banorit të kësaj zone aktualisht kryetar i Këshillit të Qarkut Shkodër z, Ilmi Lakti, i cili tashmë ka më pakë se 24 orë kohë të mbetur në këtë post.Këshilli i Qarkut Shkodër ka filluar zbatimin e projektit“Ndërtim Ujësjellësi në Fshatin Muriqan”, Bashkia Shkodër, investim shumë i rëndësishëm për komunitetin e zones ku po ndertohet.Ky investim është realizuar me iniciativën e Kryetarit të Këshillit të Qarkut Shkodër z. Hilmi Lakti, si rrjedhojë e bashkëpunimit financiar ndërmjet Këshillit të Qarkut Shkodër dhe AKUM-it (Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve).Për realizimin e ketij investimi është parashikuar vlera prej 98,181,324 lekë me t.v.sh.Pas kryerjes së procedurës elektronike të tenderit është konfirmuar fitues Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë “Miculi” sh.p.k., ”NIKA” sh.p.k. & “EVEREST” sh.p.k. me vlerë të ofertës fituese prej 96,892,357 lekë me t.v.sh.
Afati i kryerjes së investimit: 10 muaj.