SHKODËR- Klubi i Vllaznisë është në zi pas ndarjes së parakohshme nga jeta të vajzës së Alban Hasanit, Vesës.

0

Prej kohësh vajza e drejtorit të Akademisë së Futbollit Vllaznia dhe ish-futbollistit luftonte me një sëmundje, teksa ditën e djeshme trajneri Memelli zgjodhi të mos prononcohej për mediat pas fitores me Skënderbeun për këtë arsye.Lajmin e ka bërë të ditur klubi shkodran me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan:Alban Hasani – Abc News “Mbarë komuniteti i futbollit shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e parakohshme të Vesës – vajzës së mikut, kolegut tonë Alban Hasanit. Fjalët janë të tepërta në këto momente trishtimi , por i lutemi Zotit që ta forcojë familjen dhe shpirti i saj të prehet në paqe”.Vetë Hasani përmes një komunikimi të shkurtër me “Shkodra Sport” ka dashur të falenderojë të gjithë stafin e Spitalit Rajonal Shkodër për përkujdesjen e treguar.“Zoti e paska shkruar që Vesa të largohet nga ne shumë para kohe, megjithatë në emrin tim dhe të familjes time, dua të falenderoj të gjithë personalin e Spitalit Rajonal Shkodër, ne veçanti reanimatorët dhe infermierët për përkujdesjen e treguar.Faleminderit për gjithçka bëtë për vajzen tonë, por Zoti mesa duket e deshi atë për vete”, ka thënë Hasani në këtë moment të vështirë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.