Shkodër, jo fortë lajm i mirë/ Këngëtari i mirënjohur Eduard Jubani shtrohet në reanimacionin e Spitalit të Shkodrës

0

Këngëtari i mirënjohur shkodran Eduard Jubani po kalon një moment të vështirë shëndetësor. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal të Shkodrës, në repartin e reanimacionit. Lajmin e kanë dhënë përmes rrjeteve sociale miqtë e tij.Pavarësisht gjendjes jo të mirë shendetësore, Jubani vijon të jetë në humor dhe një nga miqtë e tij thotë se i ka bërë edhe një bejtë.“Miq dhe shokë sot është një ditë jo mirë për artin tonë,Stream Eduard Jubani - Dhurate Zemre by SC-Recording Studio | Listen online  for free on SoundCloud këngëtari i mirënjohur Eduard Jubani ndodhet në reanimacion në Spitalin Rajonal të Shkodrës, për problemet kardiake.Duke i ba vizitë sot në spital ja urova të kaluara dhe shëndet të plotë dhe sa ma shpejt ta shohim në skenat tona. Duke qenë dhe me tubacion oksigjenit në gojë dhe aty arriti të më qes një bejtë të cilën po e riprodhoj:Falemnders dhe faqebardh…!
Siç po m’shihni në kët dhomë…!
Agron dhe Isuf mir se ardh’t…!
Me m’pa mu n’reanimacion…!

Ky pra asht i Madhi Eduard Jubani një këngëtar dhe bejtaxhi i madh. Ju uroj sherim të shpejt.”, shkruan një nga miqtë e tij, Isuf Çoku.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.