Shkodër/ Frikë nga qëntë e rrugës, imazh i shëmtuar edhe për turistët…

0

May be an image of 2 people, people standing, animal and outdoors    Sezoni turistik është në pikun e tij në Shkodër. Prej disa javësh, është shtuar ndjeshën numri i turistëve shqipfolës nga të gjitha viset por edhe ata të huaj. Pjesët më të frekuentuara të qytetit, vazhdojnë të jenë pedonalet e tij, ku janë përqendruar më së shumti edhe aktivitetet tregtare në shërbim të turistëve. May be an image of 2 people, people standing, animal and outdoors  Pedonalja “Kolë Idromeno”, prej disa ditëve prezanton një imazh aspak të denjë për Shkodrën në sytë e turistëve.Në afërsi të një lokali mjaft të frekuentuar pasditeve, kanë nisur të mblidhen qenë endacakë, të cilët veç të tjerave, janë rrezik për të gjithë kalimtarët. Qentë në jo pak raste, kanë sulmuar edhe turistët, duke ngjallur frikë e panik, përveç prishjes së skajshme të imazhit të Shkodrës në sytë e shqiptarëve dhe të huajve.Është momenti që në këtë pjesë mjaft të frekuentuar të qytetit, institucionet e qeverisjes vendore dhe të qeverisjes qëndrore, inspektoriatet e ndryshme shtetërore, të kthejnë sytë dhe të veprojnë. May be an image of 2 people  Pedonalja “Kolë Idromeno” por dhe të gjitha rrugët e tjera të qytetit, duhet të jenë të sigurta për turistët dhe kalimtarët e përditshëm, të cilët duhet të shijojnë çdo moment në Shkodër.Publikimi i këtyre fotove të shëmtuara në rrjete sociale nga turistë të ndryshëm, do të ishte prezantimi më i keq për Shkodrën, sidomos kur bëhet fjalë për pedonalen kryesore të saj. Duhet vepruar tani, menjëherë sepse ajo që po ndërtohet me mjaft mund e përkushtim për imazhin turistik të Shkodrës, mund të shembet sa hap e mbyll sytë.May be an image of 2 people

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.