Nga : Enver CAKAJ
Pëllumb Pepero.Një zë i fuqishëm i mjekësisë infektive,një njeri me taban Tomorrice! Si u bë kaq i dëgjuar e kush e bëri,ka një histori të tërë.Dhe këtë histori e ka shkruar Ai,Pëllumb Pipero i Tomorricës.Si e shkroi e pse e shkroi,e dinte vetem ai deri atë ditë që na u shfaq virusi botëror.Tani e dimë të gjithë,sepse na i tregoi pa dashur Profesori i mjekësisë.Zakonisht njerëzit e vuajtur bëhen të dëgjuar,se i kanë provuar mbi kurriz hallet e tyre.Pëllumbit ia hodhi barrën e halleve i ati,që u nda nga jeta shumë shpejt.Ky ishte i madhi i fëmijëve dhe i takonte të zëvendësonte babanë.Katër vëllezër dhe një motër i kishin sytë nga Pëllumbi.Kohë e vështirë,pa rrugë,pa komunikacion.A do të bëhej vërtet Pëllumb ky djali i Tomorricës,apo do të kthehej në sorrë? Familje e madhe me halle të mëdha.Ato arat e pakta të Vishanjit nuk i mbanin dot,por as ata nuk i mbanin dot arat.Lëvizja atëherë ishte e lirë dhe ata u shpërngulën familjerisht në Vorë të Tiranës.Po atje s’ua kishte shtruar njeri,nga krahët e tyre do ta nxirrnin bukën.Babai i tyre,Suloja,nuk e harronte këngën e Skraparit deri në ditën e fundit të jetës.Dhe shokët e tij e përcollën me këngën që bënë për të.Zëri i Sulos trondiste gjithë Tomorricën.
Supet e maleve dhe të skraparasve nuk kërrusen kurrë.Nëse përkulet ndonjë mal mund të përkulet dhe skraparasi.Pëllumb Piperua qëlloi nga ata tipa që u ngjante maleve të veta.I mbajti vëllezërit e motrat,por nuk mbeti as pa shkollë.Kishte dëshirë filozofinë,por atij i doli e drejta e studimit në mjekësi.E mbaroi Universitetin me notën mesatare 9.86! Kjo notë duhet të kthehej në shërbim të lartë ndaj të sëmurëve.Fillimisht e caktuan mjek në spitalin ushtarak në Tiranë.Ishte i detyruar të vinte atje ku kishte ushtarë.Dhe ushtarë kishte edhe në Tropojë,por atë nuk e larguan më shumë se në një repart ushtarak në Ndroq të Tiranës.Që aty kryente edhe detyrën e zëvendësdekanit të fakultetit të mjekësisë për anën ushtarake.Ç’është e vërteta nuk e kishte qef ushtrinë,ku nuk e ndjente veten të lirë.Pëllumbi ishte tip studjues dhe nuk dnte që në mes të natës ta zgjuanin ose largonin nga studimet buritë ushtarake.Dhe një ditë ai “shpëtoi” nga jeta e alarmeve.Alarme kishte edhe shëndetësia,po ato ishin të zanatit të tij.Ai i la spitalet me shtretër dhe u gjend drejtor i “Fufarmës” në Tiranë.Edhe pse punës i thoshte punë,nuk po dukej fama e tij.As skraparasit nuk e njihnin si djalë i Vishanjit.Po ai nuk e harronte fshatin e tij.I vëllai i tij,Ganiu e di ç’ka hequr kur merrnin rrugën për në Tomorricë.Veç malores e vapës për të kaluar Qafën e kulmakut në këmbë,do të mbante dhe një çantë me librat e Pëllumbit,që peshonin 15-kilogram.
Vishanji,ku lindi dhe u rrit Pëllumbi
Pëllumb Piperua nuk priti ti ndërtonin ndonjë palë shkallë për t’u bërë njeri dhe mjek i dëgjuar.Ai bëri vetë një palë shkallë ashtu siç i duheshin atij dhe heshturazi,në vitin 2005 vuri kandidaturën e tij për deputet në zonën e Vorës,ku e njihnin.Dhe ishte i bindur,se askush nuk do të votonte kundër tij,por batakçillëket kishin nisur dhe me votat e tij u bënë deputet hajdutët.Po aftësitë shkencore dhe njerëzore nuk mundën t’ja vidhnin dot.Kjo u pa kur atë e emeruan në Ministrinë e Shëndetësisë,në një drejtori të rëndësishme,ku u dëgjua emri i tij.Por fama e tij u njoh kur virusi botëror pllakosi dhe në Shqipëri.Ishte një sëmundje e fushës së tij dhe ai e bëri harram shtëpinë e njerëzit dhe iu përkushtua asaj sëmundje.Të sëmurët e shtruar kishin nevojë t’u zëvendësohej kujdesi familjar dhe këtë ua plotësuan mjekët me në krye Pëllumb Piperon,ku kryente detyrën e shefit të infektivit.Po nevojën e tij e kërkonin edhe ata mijëra të prekur e të paprekur,që po jetonin ditët e tmerrit.Dhe Pëllumbi,që fluturonte vërtet si pëllumb,i gdhiu netët nëpër ekrane televizive,ku i qetësonte me këshillat e tij.Atje,në pavijon,ku gëdhinte netët mbi të sëmurët,e përlotnin fjalët e mbesën,Mila dhe nipit Enean,që e merrnin në telefon dhe e kërkonin gjyshin të flinin me të!
Kur dëgjuan skraparasit përkushtimin e tij ndaj asaj sëmundje të padukshme,që Pëllumbi i doli zot,u duk sikur krahas maleve që kanë u ngrit dhe një mal tjetër! Dhe një ditë Këshilli Bashkiak i Skraparit u mblodh dhe i akordoi vlerësimin e merituar,”QYTETAR NDERI I SKRAPARIT.” Me këtë motivacion: “Për veprimtari të shquar profesionale dhe shkencore gjatë karrierës së tij në fushën e mjekësisë,veçanërisht në atë të sëmundjeve infektive,si dhe për kontributin e çmuar profesional dhe publik në përballimin e situatës së pandemisë,shkaktuar nga CIVIO-19”. Për juve që doni ta njihni më shumë Profesor Pëllumb Piperon,lexoni librin “Mjeku i tre kontineteve”,sepse Pëllumbi është tamam si Norman Betyni,që shërbeu në tre kontinete.Djali i Skraparit e kujton me dhimbje atë kohë kur shumica e banorëve ngrysej e gdhihej pa bukë dhe kur mori vesh se për të do të shtrohej një drekë,i dhëmbi shpirti dhe e refuzoj.Kërkoi që ato shpenzime t’u jepeshin njerëzve në nevojë.Por nënat e Skraparit kanë dhënë bukë kur u vërshëllenin plumbat tek veshi,jo tani.Skraparasit,edhe kur s’kanë do ta nxjerrin bukën nga nëntoka dhe rakinë nga rrënjët e hardhive dhe do t’i japin djalit të tyre dhe të gjithë njerëzve si Pëllumbi.Se “Nënat zemër bujare,/Jepnin bukë kur s’kishin fare.”Të vjen keq,që disa të ashtuquajtur mjekë,në vend që t’i përgjigjeshin thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë për të ndihmuar në këtë situatë,dalin e lejnë nëpër ekrane televizive,keqinfrmojnë njerëzit.Nëse doni ta takoni doktor Pëllumbin do ta gjeni në spital ose në veprimtari shkencore,brenda dhe jashtë vendit.Skrapari që e vlerësoi doktor Pëllumbin,i ka bërë edhe k Ta gëzoni këtë nder që u bëri Skrapari,o miku i Vishanjit!
ëto vargje,që i këndon në të gjitha gëzimet:
Bir i Vishanjit,Pëllumb,
I paparë i padëgjuar,
Portretin e shkencëtarit,
Sa të bukur e ke shkruar!
Shkallët e karierës tënde,
Të ngjitën ku deshe vetë,
Shkencëtari i mjekësisë,
Skraparas me të vërtetë.
Mes studentëve të mjekësisë