
Buzët sot mi puthi shiu
binte lagu trupin tim
kërkonte t’më lagte shpirtin
të më zgjonte ç’do kujtim.
Gjeta strehë mbas dritares,
shmanga rrëpitat e tij
nëpër pikëzat e shiut
shikoja brenga dhe trishtimin.
Zgjata duart kapja shiun
fryma po më mbahej mua
brenda pikave të shiut
gjeja gjërat që unë dua.
Mbyllja sytë prisj shiun
ai binte gjith rrëmbim
‘Gërsheta’ mi bëri ndjenjat
qaja,qeshja,a’po ish lëndim.
K’tu mbas shiut unë kujtoja
kur kish ardhur dashuria
dhe kur iku u trishtova
sot më mbyt melankolia.
Uji kullonte përmbi buzë

kujtoja puthjet e zjarrta
dikur çadra i mbulonte.
Eh shi o shi sa bukur bije
buzëqesh dhe qaj me ty
ti më larg zgavrat shpirtit
nostalgjinë më sjell aty.
Shiu puthi buzën time
apo unë putha atë
shpirti do edhe kujtimet
Vinë me shiun s’ikin më…