SHENJËTORI YNË

0

Nga:Anton Marku

(Naimit)

 Se do të vije

e kishin thënë profetët

e të gjitha kohërave

 se do të shkoje

pa të prekur bora

nuk e thanë

 që nga atëherë

nuk na lënë të flemë

fjalët tua gdhendur në gjoks

 gjumin na e vrasin

syve të tymosur

 me dritën tënde

mbushëm grushtat

këmbanë i bëmë

 prrojet përskaj lisave

ende janë zgjuar

 presin ditën

gurët të bëhen bashkë

 pas teje

ra një tjetër shi

drurit plak iu ngatërruan degët

 njëqind engjuj u lutën

për popullin tënd

 u lute dhe ti

 atje, në përjetësi.

 

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.