Hyrje
Që në adolishencën time nga burra të moshuar të vendit ku u linda dhe u rrita , (duke perfshirë edhe të parët e mi) , kam dëgjuar të bisedohet se ndër mote ka pas ekzistuar një vend që njihej me emrin Kishat , (qyteti mesjetar i Shasit) , dhe gjindet në trojet shqiptare të mbetura nën Malin e Zi. Dikur tregonin ata , se atje kishte qenë një qytet i lulëzuar e bekuar Arbnor-Shqiptar me 365 kisha , ku çdo kishë korespondonte me një ditë të vitit dhe i kushtohej një shenjëtori.. Ky qytet unik në të gjithë Europen e Boten kishte qenë një “kalendar” fetar e civilizues , por edhe një monument i pakontestueshëm i perkatesisë kristiane perendimore të paraardhësve tanë Ilir-Arber e Shqiptar në trojet e tyre etnike. Nga trashigimia gojore e burrave të moshuar të Malësisë së Madhe e më gjërë nuk thuhej asgjë e saktë per kohen e ndertimit të qytetit me 365 kisha të Shasit , dhe as per kohen e rrënimit. Vetëm se rrënimin e ketyre kishave-qytet ja faturonin pa mendyshje pushtuesve sllav e mbi të gjitha pushtuesit turk , i cili sipas tyre per “500” vjet me zjarr e hekur shkatërroi çdo gjë kristiane (kryesisht katolike) në trojet shqiptare , që i pushtoi pas dekës të Gjergj Kastriotit , ndersa banorët Kristian (katolikë) të ketyre trojeve i bani ku me hirë e ku me pahirë të braktisin vendin ose fenë e Krishtit e të rrokin atë të pushtuesit turk , islamizmin… Qyteti “kalendar” i Shasit ndonse “permendet” vetëm në gjysmen e dytë shek.IX , ai me siguri është shumë më i hershëm , pasi duke ditur historinë e kristianizmit në trojet Iliro-Shqiptare , mendoj se duhet ta ketë “fillesen” e tij si qytet “kishtar” të pakten në një kohë me Shkodren apo pak më vonë , aty nga fundi i shek.IV apo fillimi i shek.V… Per shkatërrimin e qyteteve iliro-arbënore-shqiptare , duke perfshirë edhe Shasin , studiuesi , historiani dhe albanologu i njohur Milan Shuflaj në një botim të tij të vitit 1921 do të shkruante : “Fuqia armike turke e dëboi , e asgjesoi ose e shpernguli brendinë e gjallë të ketyre qyteteve , mbartësinë e thelbit të qytetit autonom , madje shpartalloi edhe lëvoren e qytetit ose e dëmtoi rëndë atë. Nga shekulli XV-XVI shohim se si ngulen kolonitë polipe të epokës mbi rrënojat e qyteteve të dikurshme si mbi mbulesen e një kërmilli , vendosen fshatrat Balzë , Svaç (Shas N.B.) , Drisht ose rrethinat e hapura si pazari jashtem i Durrësit ,pazari i Lezhës ,Tabakët e Shkodrës… Karakteri i qyteteve shqiptare është shkencërisht interesant deri në fillimet e sundimit turk , më pas humb në retorten e administrates bizantine-turke. Mirpo sundimi turk , që shtrihej në shek.XVI pothuajse mbi të gjitha qytetet shqiptare , krijoi mjerisht një boshllëk të madh në matrialin e historisë së brendëshme të ketyre qyteteve…”.1. Si rezultat i ketij shkatërrimi (me kulm e thuajse me temel) sot qyteti “kalendar” i 365 kishave është vetem një rrënojë , por edhe në ketë gjendje ai fletë e dëshmon shumë per autoktonin iliro-arbnore-shqiptare të ketyre trojeve , dhe perkatesinë keristiano-europerendimore të tyre edhe pse ky qytet “kalendar” ka mbi katër shekuj që qendron rrënojë… Është pikrisht deshmia e pavdekshme e autoktonisë shqiptare kristiane (katolike) e europerendimore e Shasit e tjer , që ju prishë edhe sot në fillimet e shekullit të XXI ëndërrat grabitqare e tjetersuese të historisë , ardhacakëve sllav që zbriten “sëvoni” nga Uralet , si turma të mjerimit , por që dalngadal u bënë shtete kampione të shovinizmit…
Qyteti “Kalendar” i Shasit në vemendjen e studiuesve:
Perpara se të citoj disa nga studiuesit , albanologët e historianët , të cilet prej më shumë se një shekulli e këtej kanë lënë diçka të shkruar per historinë e qytetit “kalendar” të Shasit , unë dua të cilësoj , se shenimet e tyre ndonse janë edhe perseritëse në mes autorëve unë mendova në pergjithsi , t’i citoj sikur i kanë shkruar… Do t’i paraqes jo me mendimin se persëritja është “nëna” e dijes , apo duke perseritur se diçka do të mbetet , por me mendimin se thenia e të njëjtës histori per qytetin e 365 kishave nga autor të ndryshëm me vlera të pakontestueshme nderkombëtare , permbanë një histori të pafallsifikueshme per dje , sot dhe nesër. Sigurisht që është per të ardhur keq që si rezultat i rrokopujave historike që rroken ndër shekuj trojet etnike shqiptare , historia jonë më shumë është dokumentuar e shkruar nga të huaj se sa vendas…
Citimet nga studiuesit
Fulvio Kordinjno: “Svasi (Svaç) , qytet i madh , siç e tregojnë rrënojat dhe 365 kishat që i mvishen ketij qyteti . Ka nën perkujdesjen e tij disa fshatra me rreth 2000 frymë”.2. Ky shenim per Shasin është bërë në vitin 1890 , nga misionari i madh At Domeniko Pazi , kur ai i kishte vizituar rrenojat e qytetit ipeshkvnor të 365 kishave , ndersa vepra dhe shkrimet e tij janë publikuar nga F.Kordinjano…
Pas ketij citimi të shkurtër por shumë domethënës mendova të citoj ,studiuesin dhe historianin Theodor Ippen (i cili ka qenë edhe konsull i pergjithshëm i Austro-Hungarisë në Shkodër në vitet 1897-1904) , ku gjatë qendrimit tij në Shkodër ka vizituar thuajse të gjitha zonat e Shqiperisë “Eperme” ku mendonte se rrezatonin histori. Rezultat i kesaj pune shkencore janë edhe citimet e mia nga vepra e Ippenit , Shqiperia e vjetër… nga e cila citojmë: “Tri orë poshtë Shkodrës pranë fshatit Shën Gjergj derdhet në Bunë nga e djathta e saj , një lum i vogël i cili buron nga liqeni i Shasit , që shtrihet në veri të Bunës rreth gjysëm ore larg saj. Bregu i djathtë dhe i majtë i liqenit perbëhen nga vargje kodrash , ndersa pjesa sipërme dhe e poshtme është e rrafshët. E para është një fushë e vogël moçalishte , mjaftë e pashendetëshme ku ndodhet fshati i vogël shqiptar Brinja. Pas këtij fshati , vargu i kodrave gjatë bregut të djathtë të liqenit , quhet mali i Brinjës… Vargu i kodrave në të majtë të bregut të liqenit është i zhveshur dhe shkëmbor . Në lartësinë që ngrihet mbi pjesën e siperme të liqenit , shtrihen rrënojat e një vendbanimi të moçëm që quhet Shas dhe që i ka dhënë emrin liqenit të vogël. Kisha latine këtë qytet që ishte qendër ipeshkvnore e quante Svacia. Emri tani i ka kaluar një fshati të vogël , i cili ndodhet në luginën rrezë kodrave në anën e pertejme ku kalon rruga nga Shkodra për në Tivar . Në fshat ku banorët janë muhamedan , vendi i rrënojave quhet “Kishat”…3. “Rrenojat e Shasit , të njohura nga populli me emrin “Kishat” , shtrihen siper fshatit muhamedan Shas , të djegur nga malazezët gjatë luftës së fundit (viti 1877). Ato qendrojnë mbi vargun e zhveshur dhe shkëmbor të kodrave , që nga ana jugperëndimore e ndajnë Anamalin prej pellgut të vogël të liqenit të Shasit të krijuar nga lumi i Bunës. Po t’i shohesh nga poshtë germadhat janë mjaft ipresionuese . Mbi një tarracë të shpatit të kodres duket një grup ndertesash të rrethuara prej të cilave njera ngrihet më lart se të trjerat e mbi to shquhen konturet e një qyteti të vogël të fortifikuar . Por kur afrohesh zhgënjehesh fort . Muret e rrënuara janë ruajtur keq dhe kalojnë njëngjyrëshe e pa trajtë mbi shkëmbin aty pranë , pa arritur të japin një ide të qartë mbi planimetrinë e qytetit. Muri rrethues i qytetit që duket se formonte një drejtkëndësh të perzgjatur mbi kurrizin e kodrës dhe perfshinte dy pjerrësitë ansore , ruhet vetem pjesërisht në lartësi , në qoshet verilindore , ku arrinë gjithsesi në dy bojë njeriu. Në të dallohen dy porta . Njëra që mezi arrinë madhësinë e një porte shtepije , prej të ciles hyjmë në qytet dhe një tjeter që ndodhet mbi shpatin e pjerrët nga ana e liqenit. Brenda qytetit spikasin rrënojat e një kishe , të cilat ndodhen në afersi të portës së parë në një sop mbi kurrizim e kodrës. Ajo formon një drejtkëndësh të përzgjatur me një apsidë mbi të cilën ngrihej krejt e veçuar kulla. Brendësia është e mbushur me gërmadha dhe shkurre , megjithatë dallohet që ndertesa ndahej në dy ambiente ; në narteksin dhe sallën. Nga lartësia ku ndodhet kisha , të kënaq papritur një pamje e bukur , ku midis gjelbrimit spikasin njollat blu mbi pasqyren e liqenit të Shasit , i rrethuar bujshëm nga kodërvargu i gjatë dhe pyllëzuar deri në rrezë të Malit të Brinjës , i cili pasqyrohet në ujrat e liqenit . Ky u sherbente dikur malësorëve të fisit të Shkrelit në veri të Shkodrës , si kullosë dimërore , ndersa sot bënë pjesë në Malin e Zi. Skaji perendimor i liqenit futet në një fushë të vogël moçalore shumë të dëmshme për shëndetin. , në anë të së cilës ndodhet fshati Brija apo Brinjë. Në grupin e gërmadhave në tarracen mbi Shas , pra jashtë mureve rrethuese , dallohen tri kisha . Njera prej tyre , me perjashtim të një muri anësor të rrëzuar , ruhet ende mjaftë mirë. Me planimetri drejtëkëndëshe ajo ka një apsidë të së njëjtes formë , të mbuluar me kube gjysmësferike , muri i pasëm i të cilës , dikur i zbukuruar me afreska , pershkohet nga një dritare e lartë dhe e ngushtë. Në pjesen e përparme të kishës ruhet porta me një timpan gjysmërrethor dhe një dritare e lartë me prirje gotike. . Në krahun e majtë të portës janë murosur tri epitafe që lexohen me veshtirësi . Njëri prej tyre është i vitit 1262 dhe permend një peshkop me emrin Markus. Qyteti në mesjetë ka qenë shumë i njohur nën emrin Suacia , Soacia , sllavisht Svaç , emër që tani në formën Shas i ka mbetur fshatit fqinjë. Ai ka qenë residence e një peshkopi katolik , priste monedhat e veta prej bakri dhe ende në vitin 1332 banorët e tij , ashtu si ata të Antivarit (Tivarit) , Ulqinit , Shkodrës dhe Drivastit (Drishtit) , quheshin latinë (kupto të besimit katolik N.B.) , çka tregon deri në ditët tona per sundimin e elementit romanik në nomeklaturen topografike të Shqiperisë veriore. Megjithse qyteti kishte rënë , ai banohej ende në vitin 1413”. 4.
Hollsi për gurët (me epitafe) të murosura në të majtë të portalit..!
Te guri në afersi të portalit dallohen mirë shenjat :
+ QIE
SC
CVS BONEME
MORIE MONEO
CCLXII
Ky mbishkrim lexohet:
Hic requiescrit Ep[iscopus] Marcus bonae memoriae A[nno] D[omini] MCCLXII. Te Farlati , Illyricum Sacrum , ku permenden disa ipeshkvë të ipeshkëvisë së dikurshme të Shasit apo Svacias nuk permendet peshkopi Markus i shenuar në mbishkrim. Pranë ketij mbishkrimi ndodhet një mbishkrim tjetër akoma më i fshirë , prej të cilit dallohen vetëm shkronjat e mëposhtme:
REO
PETERVSVIUO
TE DEUS
IT
E M
Më tej nga e majta ndodhet i murosur një gur i tretë, prej të cilit gjysma është thyer ndersa shkronjat e gdhendura në pjesën e ruajtur janë të palexueshme. Edhe keta dy gurë janë gurë varresh që ndoshta u perkisnin ipeshkëve apo dinjitarëve të tjerë të kishës.” .5. Ndersa historiani dhe studiuesi i njohur Dr.Konstantin Jireçek për qytetin “kalendar” të Shasit shkruan : “…Svaçi latinisht Suacia ose Soacia , italsiht Suaço ose Soaço , seli e një peshkopi të kryepeshkopisë së Tivarit , permendet qysh në vitin 1067 e deri në vitin 1530… Kur në vitin 1242 erdhen Tartarët nga Hungaria nepër Dalmaci per me kthye në Rusi kah Serbia e Bullgaria , simbas rrefimeve të asokohshmit Arqidjakon Thomas nga Spalato , qytetet e Svacit e Drishtit u rrethuan prej sish e banorët e tyre u prenë. Svaçi mandej është rindertuar , por persëri pati filluar me ra para 1400-it. Njihen para të preme prej ketij qyteti , ku në njëren anë kanë fëtyren e Shën Gjonit Pagzues e në anën tjetër nji logji dy podesh e në majë nji pirg me mbishkrimin “Sovaci civitas”. Muret e qytetit ishin në 1406 në një gjendje aq të keqe që peshkopi shkoi si i derguem i qytetit në Venedik me kerkue leje per “fortificare et murare locum illum” , tue qenë se turqit kishin fillue me plaçkitë rrethin. Raguzianët i japin peshkopit në 1413 tjegulla per të mbuluar pullazin e kishës. Në shek.XVI qyteti ishte i lanun e i zbrazët. Giustiniani (historian venedikas N.B.) shkruan në 1553 se në “antichissima citta delle Suazzi” muret edhe pirgjet ishin ende në këmbë dhe hendeqet para murevet ende lirë…”. Sot katundarët e rrethit i quajnë gërmadhat “Kishat” ase “Shas” , siç quhet edhe nji fshat i vorfen muhamedanësh aty afër. Qendrojnë ende muret e qytetit me dy porta ; veç ketyre shquhen edhe teprica të disa kishave si dhe gërmadhat e nji kishe të madhe me altar në pirg e të nji kishe tjetër me teprica pikture e me vorrin e nji peshkopi të quajtun Mark e të vdekun më 1262.”.6. Qyteti i Shasit ndonse “perfundimisht” u shkatërrua nga pushtuesit ottoman , pas pushtimit perfundimtar të Anës Malit e Ulqinit e tjer në vitin 1571 , ky shkatërrim kishte filluar shumë më heret jo vetëm nga pushtuesit ottoman , të cilët pas fitores të luftës të Fushë-Kosovës të verës të vitit 1389 i sulmonin keto troje herë pa here , por shkatërrimi i qytetit “kalendar” të 365 kishave , kishte marrë goditje jo të vogla edhe gjatë sundimit të dinastisë shqiptare të Balshajve , si të Gjergj Strazimirit II i cili ishte në luftë me Venedikun , Turkun , por edhe me sllavin Radiq Cernejoviq. Në keto “kushte” , nga frika e pushtimit turko-otoman Gjergj Strazimiri , Balsha II do të nënshkruante me republiken e Venedikut “dorzimin” e qyteteve e kalave që nga Shkodra , Ulqini e tjer. Per të treguar sodopak nga ato kohë mendova të citoj profesorin , studiuesin dhe njohësin e shkelqyer të historisë të dinastisë shqiptare të Balshajve , Giuseppe Gelcich i cili shkruan : “…Ndersa po kryhej pushtimi i Shkodrës dhe i vendeve të tjera që i kishin lëshuar Republikës së Venedikut , në Senatin Venedikas (31 maj 1396) mbrriti lajmi i papritur , dhe në njëfarë mase krejt i paparashikuar , se me 25 prill (1396) Radiq Cënejoviqi, i mundur nga ushtria e Gjergj Strazimir Balshës II , kishte pësuar humbje të rënda gjatë betejës , se një pjesë e vendit që Cërnejoviqët u kishin gllabëruar dikur Balshajve , po kthehej në duart e Gjergjit II , dhe se më në fund Budva , dhe të gjitha teritoret e qytetit , deri në gadishullin e Portorozos , ishin pushtuar nga (boshnjaku-sllav N.B.) Sandal Heaniqi..”.7. Pasardhësit e Balshës II ; gruaja Helena dhe veçanarisht djali i tij Balsha III , per interesat e tyre do të bashkëpunonte jo vetëm me dajat serbo-sllav , por edhe me turqit shpesh duke krijuar edhe probleme me republiken e Venedikun , me të cilen kishte bërë marrveshje babai i tij Gjergj Strazimiri ,Balsha II… Per këtë “situate” dhe pasardhësit e Balshës II studiuesi dhe profesori Giuseppe Gelcich në vepren e tij të publikuar per herë të pare në vitin 1899 shkruan: “Të gjitha ato lëvizje dhe ndoshta pakëz edhe allishverishet që po kurdiseshin në Oborrin e Sulltanit , tronditen për një çast guximin krenar të Helenës dhe të Balshës III . Ata pa hequr dorë për asnjë çast nga qendrimi i tyre armiqësor kerkuan ndërmjetësimin e despotit të Serbisë. Ky i fundit pasi i pranoi plotësisht kerkesat e së motres dhe të nipit , dergoi menjëherë në Venedik ambasadorët e vet me lutjen që Venediku të tregohej zemëgjërë me ata te dy , dhe t’u kthente gjithçka u kishte marrë. Venediku që e ndiente veten të fortë , falë të drejtave që buronin nga traktatet e nënshkruara me Gjergj Strazimirin II , dhe i lidhur me ato qytete nga një serë marrëveshjesh , pranoi t’i quante miq dhe t’i bënte qytetar të tij… por larg Shqiperisë . ku ata dëshironin të jetonin (18 maj 1406). Po në këtë kohë Ipeshkëvi i Suazisë (Shazit) u kerkoi venedikasve mjetet per të rindertuar muret e demtuara aq shumë prej sulmeve të turqëve në atë qytet (në Shas N.B.) me 18 maj 1406. Ndersa Gjon Kastrioti (babi i Gjergj Kastriotit Skenderbe) nuk do të jetë sundimtari i fundit që do të kerkonte të bëhej nënshtetas i Republikës së Venedikut.8.
Vlenë të shenohet se Shasi në vitet e Gjergj Kastriotit Skenderbe (1443-1468) , por edhe në vitet pas vdekjes së Gjergj Kastriotit dhe pushtimit të Shkodrës (me 1479) nga turqit , e deri në vitin 1571 Shasi , si dhe Ulqini , Tivari e tjer ishin nën pretektoriatin (apo më saktë nën pushtimin) Venedikas , sipas marrveshjes së nëshkruar nga Balshajt , dhe kushteve të krijuara kur kryeheroi i shqiptarëve dhe Europës , “shkruante” me shpaten e tij historinë e mbrojtjes së qytetrimit e besimit Kristian –perendimorë nga pushtuesit barbarë aziatik turko-osman. Një pershkrim me shumë vlera historike per qytetin e Shasit e bënë edhe albanologu e historiani me famë botërore Milan Shuflaj nga i cili zgjodha të citoj: “Njohuritë tona historike mbi disa pika të veçanta të mureve të qyteteve rreth Shkodrës kanë shumë boshlleqe . Prapa nyjes së madhe malore të Lisinjës ngrihej mbi një varg kodrinash shkëmbore të thata Suacium (Soacia , Suvacium , Sovacium , italisht Soaço , Suaço , Suazzo , serbisht Svaç , në një dokument të vitit 1089). Qyteti gjendej në krahun e majtë të shtratit të lumit Medjureç , i cili është kthyer në një liqen (liqeni i Shasit) , gërmadhat e tij shihen edhe sot siper katundit të vogël të Shasit dhe quhen nga populli Kishat . Muri rrethues i ketij qyteti të vogël duket se formonte një katërkëndësh të ngushtë dhe të gjatë në drejtim të kurrizit të malit dhe perfshhinte edhe dy shpatullat e tij. Tek ai shihen akoma dy porta , njëra është sipër fshatit , tjetra te shpatulla e pjerrët e liqenit. Qyteti u plaçkit nga tartarët (1242) , por e mori veten përsëri dhe në fillim të periudhës së princërve (1388) filloi dekadenca e shpejtë. Në vitin 1406 muri ishte në një gjendje të vajtueshme , por qyteti vegjetoi edhe disa kohë (1413). Pastaj bëhet një pronë e thjeshtë (1443) dhe në vitin 1470 quhet “villa de Suazzo”. Në vitin 1553 (veneciani) Giustiniani shkruan se muret dhe porta e qytetit ishin akoma , dhe gjë që veçanarisht na çuditë (ch’e piu maraviglioso) , edhe hendeku i qytetit nuk ishte mbushur me ledh “. 9. Vepra nga e cila citova si më siper është publikuar në vitin 1918. Por nga dr.Milan Shuflaj mendova të vijoj një citimin të një vepre tjeter të tij , per qytetin e Shasit të botuar per herë të parë në Zagreb në vitin 1915 , nga ku “mësojmë” se : “Të gjitha kishat qytetare të permendura tashma janë vetëm një pjesë e vogël e sasisë së dikurshme , siç del veçanarisht e qartë në rastin e Shasit , ku nuk na permendet me emër as edhe një kishë , dhe ku akoma edhe sot gjenden rrënojat e një kishe me kompanjel mbi apsidë të ndertuar në stil kalimtar dhe më tej rrënojat e një kishe më të vogël me gjurmë afreskesh dhe fragmente mbishkrimesh që i perkasin vitit 1262. Në vitin 1553 veneciani Giustiniani shkruan , se në atë qytet shumë të vjetër gjenden rrënojat e 360 kishave dhe kapeleve. Dhe akoma edhe sot fshatrët shqiptar tregojnë se ky qytet kishte shumë kisha , dhe rrënojat e tij ata i quajnë “Kishat”, pra në numrin shumës të fjalës “kishë”. Gjatë kohës së turqëve u shkatërruan të gjitha kishat mesjetare , por edhe më parë shumë të tilla u shkatërruan qoftë nga luftrat e brendëshme , qoftë nga “dhëmbi shkatërrues i kohës”. Në vitin 1396 pas luftës të pergjakshme midis Radiq Cërnojeviqit dhe Gjergjit II Balshës , u riparuan pothuajse njëkohësisht kishat katedrale të Tivarit , të Ulqinit dhe Abacia e Rotecit (Rtac). Raguza në atë kohë dergoi sasi shumë të madhe tjegullash , dhe të njëjten gjë e bëri edhe më vonë per riparimin e katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër (1403) dhe të katedrales së Shasit (1413).”.10. Për rrënojat e sotme të qytetit të Shasit është kujdesur albanologu , studiuesi dhe perkthyesi i perkushtuar “filo-shqiptar” (tashma i ndjer) Robert Elsie i cili në “fjalorin historik të Shqiperisë” i ka kushtuar Shasit keto rrjeshta: “ SHASI , Zonë arkeologjike dhe ngulim mesjetar pranë lumit Buna në anën malazeze të kufirit të sotëm. Në kulmin e lulëzimit të vet në Mesjetë , Shasi ishte port për tregti me vendet e tjera të Adriatikut. Në latinisht njihej si Suacium , në italisht si Suazzo ose Sfazzi , në mesjetën sllave si Svaç dhe në frëngjishten e vjetër si Soans. Shazi permendet për herë të parë në vitin 1067. U plaçkit nga tartarët më 1242 dhe rënia e tij filloi në fund të shek.XVI… u shkatërrua nga trupat osmane.”. 11. Mendova që t’i “mbyllë” citimet e studiuesve , albanologëve dhe historianëve me studiuesin shqiptar të ditëve tona , të mirnjohurin e vlersuarin Dr. Dom Nikë Ukgjini , ku nga puna studimore e të cilit citoj : “Dioqeza e Shasit (Soacen , Soazzo , Suatinesis , Sfacia , Svaç , Shas ) e kishte qendren e vet në qytetin mesjetar me të njëjtin emër Shas , i cili gjendej në jug të Tivarit e në veri të lumit Buna , tek liqeni i vogël afër fshatit të Brisë ( mali i Brisë) dhe rrugës e cila shkon nga Shkodra për Tivar. Për herë të parë dioqeza permendet në koncilin Duvnos (Delmitanus) në vitin 877 , dhe i takonte Metropolisë së Dioklesë , kurse më vonë arqipeshkvisë së Tivarit. Në vitin 1610 , Arqipeshkvi i Tivarit , Marin Bizzi , thotë për këtë dioqezë : Shasi ishte dikur një qytet shumë i madh dhe bukur i ndertuar , ashtu siç dëshmojnë sot gërmadhat e tij. Thuhet se këtu ka pasur 365 kishë , aq Kishë sa ditë kishte viti. Sot nuk ekziston më , është vetëm një fshat. Në kohen kur aty pari udhëtoi Bizzi , ende ka ekzistuar kisha rezidenciale e Shën Gjon Pagëzuesit , e cila me siguri do të jetë ndertuar në vitin 1300 , kurse tjetra gjithashtu Kishë e rëndësishme , ka qenë Kisha kushtuar Shën Mërisë , e cila gjendej pranë mureve të qytetit dhe është ndërtuar në vitin 1262. Sipas Daniele Farlatit (njeri ndër autoret e vëllimeve të veprës madhore Iliricum Sacrum-Iliria e Shenjte ,N.B.), si ipeshkëv i fundit i Shasit përmendet Thomas , në vitin 1530 , ndersa turqit pushtuan qytetin në vitin 1571 , kur edhe shkatërruan dioqezen në fjalë.”.12.
Kishat “kalendar” besimi e qytetrimi ..:
Trashigimia historike na tregon se në qytetin e Shasit kanë qenë të ndertuara 365 kisha , pra aq kisha sa ditë ka viti , ku secila kishë i kushtohej një shenjtori kristian , i “shoqëruar” me diten e perkujtimit e festimit të këtij shenjëtori. Kishat me emrat e shnjëtorve dhe ditet e tyre ishin një “Kalendar” i çdo motmoti (viti) , gjë që e bënte Shasin një qender fetare dhe qytetare unike në të gjithë Europën e më gjërë… Megjithë këtë histori , sot Shasi është një trashigimi rrënojë -historike arbnore-shqiptare , por fatkeqësisht rrënojë është edhe historia e kishave “kalendar”. Nga 365 kisha mund të identifikojmë qartë vetëm muriet e kishës rezidenciale kushtuar Shën Gjon Pagëzuesit dhe rrënojat e kishës kushtuar Shën Mërisë. Nga trashigimia gojore “mendohet” se disa nga rrënojat e kishave u perkasin , kishave kushtur Lindjes dhe Ringjalljes së Jezu Krishtit , Shën Markut Ungjilltar , Shën Mhillit , Shnaprenës (Shën Prendës) , Shën Shtjefnit , Shnazefit (Shën Jozefit) , Shën Nikollës , Shën Vlashit , Shën Pjetrit-apostull , e mbi të gjitha nën keto rrënoja duhet të kenë mbetur kishat kushtuar apostujve Shën Pal (Ptroni i qytetit të Shasit) e Shën Mateu , perkatësisht predikuesit e doktrinës kristiane në Iliri dhe në treven Ilire të Dardanisë e tjer shenjëtor , që gjenden (me ditët e tyre) edhe në kalendarët e sotëm katolik të 365 ditëve të vitit… Nën rrënojat e sotme të qytetit “kalendar” të Shasit perveç kishave kushtuar shenjëtorëve Kristian-Katolik “botëror” gjinden (“pa tjetër”) edhe rrënojat e kishave kushtuar shenjëtorëve me origjinë Ilire si ato kushtuar martirëve të parë Ilirë të Kristianizmit , Shën Florit dhe Shën Laurit nga Dardania (Kosova), Shën Astit nga Durrësi (të tre keta shenjëtor të martirizuar në fillim të shekullit II-të). Shen Eluterit Papë nga Nikopoli i Epirit , i cili qëndroi në krye të selisë Papnore në vitet 175-189 , Shen Kajit Papë nga trojet e Malesisë Madhe , i cili qendroi në krye të Selisë Shenjtë në vitet 283-296. Shen Kostandinit ,(perandori i Romës Kostandini i Madh nga Nishi i Dardanisë) i cili me Ediktin e Milanos të vitit 313 , bëri që besimi jetdhënës Kristian të perhapet , perqafohet e praktikohet i lirë , pa perndjekje “shtetrore”… Shën Helenës (nënës të Kostandinit të Madh) , zbulueses të varrit , kryqit dhe gozhdëve të kryqëzimit të Jezu Krishtit. Shën Donatit shenjëtorit nga Paramithia e Çamërisë , shek.IV. Shën Niketë Dardanit (nga Kosova) , autorit të hymnit kishtar (edhe sot) “Te Deum Laudamus” (Ty Zot të Lavdrojmë..) , shek.IV. Shën Martinit , ilirit që në gjysmen e dytë të shek.IV do të bëhej Shenjt pasi u dallua për përhapjen e Kristianizmit në përgjithësi dhe çrrënjosjen e mbeturinave të paganizmit në fshatra e malësi të Francës.. Shën Jeronimit (që kishte lindur nga prinder Ilir në Dalmaci) i cili perktheu Biblen (vulgaten) në versionin zyrtar në gjuhen e perendimit latinisht e tjer. Shën Jeronimi (347-420) njihet si një ndër dijetarët më të mëdhenjë perkrah Shen Agustinit.. Papa Gjonit i IV me origjinë nga trevat veriore të Ilirisë , i cili per meritat e tij ishte zgjedhur papë në Selinë e Shenjte në vitin 640 (në 642 vdiq)…etjerë. Këta shenjëtor që cilësove janë vetëm disa nga (qindra) shenjëtorët iliro-arbënor të cilëve mendoj se qyteti Arbënor i Shasit u ka pas ndertuar e kushtuar kishat me ditet e tyre perkujtimore e festive…13.
Në vend të një konkluzioni
Per hirë të vertetës duhet thënë se ndonse dorën perfundimtare të shkatërrimit të qytetit “kalendar”të 365 kishave të Shasit (si dhe të shumë qyteteve dhe qendrave urbane arbënore-shqiptare), ja dhanë pushtuesit shumëshekullor turq , ky shkatërrim kishte filluar shumë më heret ,veçanarisht mbasi zbriten nga Uralet , sllavët jabanxhi në trojet etnike iliro-shqiptare. Ardhacaket e vonë sllav , sapo u organizuan “shtetrisht” në Ballkan , (të pakten që në fillimin e shekullit XI e mbrapa , me Stefan Nemajen e më vonë me Stefan Dushanin e tjer) ishin munduar (kryesisht) me luftë per të grabitur troje etnike shqiptare. Siç dihet trojet që i pushtonin sllavo-serbët , mbasi u shkatërronin monumentet e besimit e qytetrimit u mundonin që mbi ato Iliro-Arbëre-Shqiptare të ngulnin “gurët” e fitorës , siç i quanin ata shëndrrrimet e ndertimet e tyre të dhunshme, mbi monumentet e besimit e qytetrimit qindra e mijëra-vjeçar shqiptar , madje edhe vendeve e vendbanimeve që i pushtonin u ndryshonin edhe emrin (toponimin). Shembujt mund të gjinden lehtësisht edhe sot pasi ende trashigojmë jo pak emra sllav të vendeve e vendbanimeve si fshatra , katunde , vende historike e tjerë… Siç dihet nga historia e luftrave të shqiptareve me sllavët (serbo-malazez) për shkatërrimin e qytetit “kalendar” të Shasit , një “ndihmë” jo të vogël sië thamë kanë dhënë , perveç turqëv edhe sllavët (që “çditërisht” shpesh kundë shqiptarëve , kryesisht atyre katolik ishin bashkë)… Fatkeqësisht pas shpalljes së pavarësisë së Shqiperisë (1912) nga pushtuesi rreth 450 vjeçar turko-osman (si dhe shumë troje të tjera etnike iliro-arbënore-shqiptare) edhe trashigimia e qytetit të Shasit kishte mbetur nën okupimin malazez-jugosllav. Per ketë “arësye” hulumtimet profesioniste arkeologjike u perkasin viteve tetëdhjetëtë shek.XX . Keto hulumtime të autoriteteve (profesioniste) serbo-malazeze-jugosllave , pasi bënë disa germime arkeologjike , dhe nuk arriten rezultatet e pritshme (në favor të tyre) ata i lanë pergjysëm keto gërmime , pasi nga gërmimet e kerkimet e tyre arkeologjike në Shas janë gjetur , matriale ndertimi të shekullit katërt , si dhe enë e orendi shtepiake , prerje monedhash , stoli të ndryshme e tjera , që vertetonin palëkundëshmerisht se Shasi e trojet per-rreth kanë qenë vendbanime të hershme Ilire-arbënore-shqiptare , të pakten edhe pesë shekuj perpara se sllavët të zbritshin nga Uralet dhe t’u afroheshin ketyre trojeve etnike shqiptare… Per kundër kësajë historie që edhe muriet dhe rrënojat e Shasit flasin vetëm shqip , ardhacakët sllav , mendojnë se me kishen e tyre (nëse mund të quhet e till) do të bejnë që edhe muriet e rrënojat e qytetit “kalendar” të 365 kishave katolike –ilire-arbnore-shqiptare të “flasin” nashke (serbisht). Ketë qellim kanë edhe vizitat e hierarkëve të kishës serbe , por fatësisht si edhe deri sot Shasi dhe historia e tij kanë folur , flasin e do të flasin në perjetsi vetëm shqip. Për këtë na japin “garanci” edhe banorët e Shasit e trojeve të tjera etnike shqiptare , të cilet ndonse per arësye të kohëve të veshtira të pushtimit turko-osman , janë detyruar të lëshojnë besimin e të parëve të tyre katolik-kristian , dhe në vend të tij të perqafojnë besimit islam , besim që u ka mundësuar vetem një rrugë tjetër per të besuar në Zotin që është një dhe vetëm një si per Kristian dhe musliman , por që nuk u ka tjetësuar ndergjegjen kombëtare Iliro-Arbnore-Shqiptare per të ruajtuar vlerat më të çmuara të historisë dhe trashigimisë etnike , të rrënjëve e trungut të civilizimit e besimit Europerendimor. Këtë banorët e Shasit dhe ata të trojeve të tjera shqiptare (ndonse të okupuar nën Malin e Zi) e kanë treguar dhe e tregojnë vazhdimisht edhe per ruajtjen e vlerave e trashigimisë (edhe pse rrënojë) të qytetit “kalendar” të 365 kishave…
Referencat:
1.Dr.Milan Shuflaj , Qytetet dhe kështjellat e Shqiperisë , kryesisht në mesjetë , fq.10-11, botime Onufri 2009.
2.Fulvio Kordinjano ; SHQIPERIA permes vepres dhe shkrimeve të misionarit të madh At Domeniko Pazi 1847-1914 , vll. Dytë , fq.29 , botime “Almera” 2008.
3.Theodor Ippen ; Shqiperia e Vjeter… , fq.232 ,Tiranë 2003.
4.Theodor Ippen , po aty , fq.140-142 ,Tiranë 2003.
5.Theodor Ippen , po aty ,fq.234 .
6.Vezhgime Iliro-Shqiptare , perpilue prej Dr.Ludwig Von Thalloczy-t , Munch Und Leipzig 1916 , e perkthye shqip nga Mustafa Merlika-Kruja ,fq.119 , 124-125.
7.Giuseppe Gelcich , Zeta dhe Dinastia e Balshajve , fq.207-208 , shpb “55” , Tiranë 2009.
8.Giuseppe Gelcich , po aty , fq.265-266.
9.Milan Shuflaj;Qytetet dhe kështjellat e Shqiperisë, kryesisht në mesjetë, fq.51-52.
10.Dr.Milan fon Shuflaj , Situata të kishës në Shqiperinë paraturke , fq.133-134 ,botime Franceskane 2013 , perkthye nga orgjinale gjermanisht dhe pergatiti per botim Dr.phil.MA Edmond Malaj.
11.Robert Elsie ; Fjalori historik i SHQIPERISË , fq.540 , shtepia botuese Eugen , Tiranë 2011.
12.Dr. Dom Nikë Ukgjini ; Kisha katolike në trevat Shqiptare nga shek.XI deri sot.Fq.120-121 , qendra botuese shoqata jezuitëve , Tiranë 2016.
13.Emrat e shenjëtorëve Iliro-Arbënor i perzgjodha nga revista “Leka” ; Të drejtat e Shqipnisë Etnike , vll.I ,shtypashkronja “Zoja e Perlyeme 1944 , fq.311-320. Botim fototipik , Albin 2001.
Nga: Ndue BACAJ