Keto ditë kur kryeministri Edi Rama foli, për një pjesë jo të vogël të administratës shtetërore, kudo në qëverisjen vëndore, apo qëndrore, ku i quajti bubrreca dhe vertetë ka jo pak bubrreca “djersepirse” të qytetarve, pse jo edhe në M.Madhe, te gjithë e kemi mbeshtetur këtë mendim të kryeministrit, i cili premtoj se do luftojnë për të zhdukur këto bubreca. Ky lajmë i mirë shpresojmë të gjejnë vend edhe në administraten e tejfryrë në M.Madhe. Megjithë këtë, ia vlenë të theksojme se krahas bubrrecave që struken nëper zyrat e administrates, duke kthyer filxhanin e kafës, për të parë “fatin” e tyre, ka edhe një ndermarrje po në M.Madhe, që këtu janë “Luanët” të cilet i janë përveshur punës, dhe realisht janë modeli më i mirë i njerëzve që u sherbejnë qytetarëve, dhe natyrisht këta të fundit, me plotë gojë, ju thone: Ju lumtë, ju faleminderit. Është fjala për SH.A Uëjsjellës M.Madhe, ku gjatë gjithë kohës kjo ndërmarrje me në krye drejtorin Ndoc Prela dhe
ing.Adi Hasanaj, po i japin një tjeter frymëmarrje furnizimit me ujë të pishem kudo në të gjitha fshatrat e M.Madhe.
Kësisoj, një punë e mirë dhe për më tepër e frytshme ka qënë edhe nderhyrja ne rrjetin e ujësjellsit në lagjen Ladaj të njësisë administrative Gruemirë.
Tashmë falë punës perkushtuese dhe financimit të vetë kësaj ndermarrje është bërë e mundur të nderpriten të gjitha nderhyrjet e pa ligjshme dhe më tej gjithcka të realizohet me rikinstruksion të plot të këtij rrjeti.
E pra këta janë “Luanët” e punës, pikërisht këta që i japin kënaqesinë vetës te ndihen te respektuar kur kryejne këto sherbime ndaj qytetarve. Ndersa nga ana tjeter, në jo pak zyra “bubrrecat” e zbuluara nga kryeministri vazhdojnë të marrin rrogat, vetem se jane bubrreca.