Nga Lukë Luka
Lagja Serreq (0se Sarreq), asht nji nder lagjet e vjetra, me tradita te hershme e te reja te qytetit tone.
Ishte e perbame krejtesisht me popullsi katolike, te cilet zune vend aty, ardhe prej katundeve fushore e ma pak edhe prej malesive. Per kete deshmojne mbiemnat e shume familjeve si Zojzi, Suma, Kakarriqi, Nenshati, Bushati, Ashta, Shoshi,Kodheli, Shllaku, Vjerdha, Fishta etj , , te pasume prej familjeve tjera si Kromiçi, Tedeschini, Laca, Kiçi, Vasija, Gera, Gjeluci, Çoba, Pali, Gjonej, Jakova, Bufli, Shandeda, etj.etj.
**
Ne qender te Serreqit, ka kene nji ure me hark nen te cilen kalonte nji vije uji, qe vazhdonte deri ne derdhje ne lumin Kir.
Ndertimi i shtepive ne qender e ne rrugica, simbas nji planimetrie rrugore, te ban me mendu se ne mes tyne qe kane punu, ka pase mjeshtra me mend e urbaniste te zot!..
Paralelisht ketu kleri katolik ndertoj institucionet e tij si; Kishen e Madhe, argjipeshkevine, dy kuvende te murgeshave dhe disa godina per veprimtari kulturore.
**
Te paret e kesaj lagje nuk kane kene te pasun. Ata kane kene kryesisht artizane me dyqanet e tyne si berbere, kepuctare, kasape, furretare, teneqexhije, shitesh ushqimesh etj.etj…Ketu shquheshin ma shume mejhanat, te cilat frekuentoheshin prej shume lloj njerezish te mire e te keqije si dhe pijanece e vagabonde.
Ishte e pamujtun qe ne çdo rrugice te kesaj lagje, te mos kishte nji humorist, nji bejtaxhi, nji hordhekxhi e nji tarakçi per pije e raki e per dashni!…. por ama kishte edhe zotni , murgesha si dhe kontesha (zoja curani – nji spanjole)…!..
***
Ne librin e tij ” Si e njoh Shkodren” K. Shtjefni tregon se tek hallvaxhija ne Serreq, shkonte çdo dite Valija i Shkodres, te cilit i ruhej karrika e posaçme, me pi shirup e hallve te bardhe. Ndersa tek mejhana e te quejtunit Zhivko Stugari, cdo dite rrinin bashke kater shoke; Bishderri, Uka, Hila i Files e Kepi, qe banin lojna te ndryshme ( te fortit e lagjes)!. Askush nuk i kundershtonte se gje te belane me to!….
***
Tregojne se shoket, njihere,Bishderrin e rrejten se do ta martonin me nji vajze te bukur. Dhe ky,(me kene se ne ate kohe nuk ishte zakon me e njofte vajzen ma perpara), e mori me gjithe mend e bani pergatitjet per dasem. Diten e dasmes, Hila i Files u vesh si nuse dhe me çerre simbas zakonit, e çuen ne shtepine e Bishderrit. Nisi kanga e vallja, rakija e mezja pa kursim. Mbasdreke, si pine e u dejen, Hila i Files zhveshi teshat e ” nuses” e veshi brakushet e medhaja e kesulen e kuqe e doli tuej kercy kamsharavelin (si napoloni sot)!…Bishderri plasi prej zemrimit, por nuk kishte çka me i ba shokeve te tij…
***
Por prej familjeve te Serreqit dolen njerez te squem ne shume fusha te ndryshme te artit, shkences, kultures ,sportit etj.etj. Keto u bane te njoftun ne qytet, ne mbare vendin e ndonji edhe jashte!..
Ne shtepite e kesaj lagjeje ruheshin relike te rralla e me vlera.
– Tef Curani, historian, ekonomist, burre shteti (autor i librit historik “T’ndodhunat e Shqypnise”), dy here minister i financave ne shtetin e ri shqiptar , ruente ne shtepine e tij (Shtepi teper karakteristike ne Serreq-sot e degradume), portretin e Skenderbeut, pikture e piktorit italian Gentile Beini (1430 – 1507)!..
– Nji shtepi tjeter e bukur me veshje mermeri e me nji oborr ne hymje si tunel me lule, ishte edhe ajo e Mark Kakarriqit (qe u ba simbol edhe kur per shume vjet sherbej si shtepi pionieri). Ne kete shtepi ruheshin shume piktura ku nder ma te fashmet ishte piktura ” Cifuti shetites” e Rembrandit.
– Shtepi tjeter karakteristike e lagjes ishte edhe ajo e spanjolit, ku per disa vjet aty ka sherby e jetu nji doktor spanjol.
Numri i figurave te njohuna ne kete lagje asht i madh.
Le te kujtojme disa qe i dhane emen e fame lagjes:
Kompozitoret i pari, majemali i muzikes Prek Jakova si dhe Zef Çoba, regjisoret Andrea Skanjeti e Tef Krroqi, ministri i financave Rrok Gera, etnologu Rrok Zojzi, fotografet D.Jakova e A.Nen shati, skenografi Lec Fishta, Roza Kakarriqi e para femen qe mori pjese ne aktivitetin teatral, aktoret Antonjeta Fishta,Ida Kraja,Ndrek Prela,Gjon Karma,perkthyesi i Iliades Pashko Gjeçi,avokat Tedeschini,mjeku Mark Mirashi, parodisti Gjosho Vasija ,futbollistet Simon Deda, Kolec Kraja,Lin Shllaku,Paulin Ndoja e Lek Koçobashi, volejbollistet A .Gjoni e M.Krroqi etj.etj. e sa in strumentiste e kangetare me perfundu me Rrikun e motrat e tij!…
***
Per Serreqin(fragment) Fabian Çoba shkrunte;
Shkodra e Filip Shirokes
Shkodra e Migjenit te ri
N’ Serreq kafja e Dodokes
e lopet e Gjelucit tuej kthy ne shpi!..
Rreshajte, krezmimi i femijeve , Serreqi ne feste,
Marubi me aparat, katedralja mbushun me gezimin e femijeve me bec e sahat!..
Ne foto Serreqi i vjeter!
Nimet Leka, Qamil Sulejman Gjyrezi and 127 others
42 comments
6 shares