Selishta krenare me Zojën Pajtore, donacion nga Mark Nikoll Pjetrushi Lulgjuraj

0

Nga:Eglantina Alliaj

Në fshatin Selisht është promovuar shtatorja e Zojës Pajtore, në komunën e Tuzit, në Malësinë e Madhe. Shtatorja është donacion nga diaspora, e z. Mark Nikoll Pjetrushi Lulgjuraj. Në inaugurimin e shtatores së Zojës Pajtore, morën pjesë drejtuesit e malësisë së Madhe dhe komunës së Tuzit.

Fjalë rasti në manifestim, mbajtën kryetari i Tuzit, z. Nik Gjeloshaj.

Nik Gjeloshaj ka përgëzuar qytetarët dhe kontribuuesin e ndërtimit të shtatores së Zojës Pajtore në Selisht. Ai ka përgëzuar ata që jetojnë në Malësi por edhe të gjithë ata që jetojnë në Diasporë. Ai e ka falënderuar Markun për investimin rreth 100 mijë euro për donacion, vepër për Selishtin dhe qytetarët. Ai ka theksuar për respektin me institucionit, komunës së Tuzit.

Ai ka falënderuar në emër të tij dhe komunës për donacionin duke motivuar diasporën për investime në vendlindje. Ai ia ka dhënë edhe mirënjohjen për Mark Nikollë Pjetrushi Lulgjurajn, për kontributin e madh për Malësinë.Ndërsa biznesmeni, humanisti dhe atdhetari i njohur, Mark Nikoll Pjetrushi Lulgjuraj,në inaugurimin e shtatores së Zojës Pajtore dhe parkut të Selishtit, në Selisht të Malësisë së Madhe, theksoi rëndësinë e shtatores së Zojës Pajtore si dhe atdhedashurinë për Malësinë.Në fjalën e tij, z. Lulgjuraj ka shprehur lumturinë që gjendet në Malësi, Malësinë e Madhe, Nderin e kombit.

“E meritoni ju si atdhetar, se guri peshon rand në vendi të vet. Po të mos ishit ju, nuk do të ishim në këtë vend të bukur. Ju, kujtimet për Ju, dashuria për Ju, na tërheq të vimë këtu, andrrat e kemi me ju këtu”, ka cekur Lulgjuraj.Ai ka falënderuar Dom Antonin, Patër Pashkun, Patër Mirashin, për fjalët e këndshme që i thanë, z. Lulgjuraj theksoi vlerën e punës shpirtërore, duke falënderuar edhe motrat e nderit që ishin të pranishme në manifestim.

  1. Lulgjuraj ka falënderuar kryetarin dhe nënkryetarin e komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, Ivan Ivanaj, të cilët po bëjnë punë të mira në komunë.Për një punë të jashtazakonshme, falënderoj z. Gjeloshaj dhe Ivanaj, për punën e jashtazakonshme për kohën e shkurtër, përkundër pandemisë. Ju faleminderit që keni ardhur në Selisht. Po shpresojmë që të bëhet edhe rruga në kohën sa më të shpejt, që të përmirësohet jeta e qytetarëve në këtë anë.Ai ka falënderuar për infrastrukturën tjetër në Selisht, për parkun e Selishtës. Park i parë i parë në Malësi i popullit shqiptar, të bashkoj shqiptarët nga mërgimi dhe shqiptarëve në vendlindje, vend ky që të shërbej edhe për dasma e gëzime familjare.
    1. Lulgjuraj ka përgëzuar gjeneratat e reja dhe traditën e kësaj ane, të trimave që mbahen mend për veprat e tyre. Ai ka uruar për Zojën e Grudës, festën familjare që e festojnë.

    Porosia e tij është që të rinjtë të nderojnë dhe të mos e harrojnë Malësinë. Ai ka falënderuar edhe ndërtuesit që nuk morën kompensim për punën e bërë rrethsë Zojës Pajtore dhe parkun e Selishtit.Në emër të familjes ka falënderuar edhe Kolë Lulgjuraj, i cili ka përshëndetur z. Gjeloshaj, Ivanaj dhe Mark Nikollë Pjetrushi. Ai e quajti Markun atdhetar të madh, duke e quajtur atdhetar të madh, që e bëri krenar Selishtin.Selishti është zonë e historisë së kombit, me plot ngjarje të mëdha me histori krenarie, nga koha e Lidhjes së Prizrenit e këndej.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.